Connect with us

Ferizaj

25 vjet burg për vrasjen në kafene në Ferizaj

Published

on

Gjykata në Ferizaj ka shpallur dënimin ndaj Dardan Shabanit  i cili akuzohej për vrasje të rëndë. Bashkë me të, por për pjesëmarrje në rrahje akuzoheshin edhe Meriton Murseli dhe Albion Ahmeti. Dardan Shabani u shpall fajtor për vrasje të rëndë dhe iu shqiptuan 20 vjet burg. Ndërsa të pandehurit Murseli dhe Ahmeti u dënuan  veç e veç pjesëmarrje në rrahje me nga  dy vjet e gjashtë muaj. Sipas Prokurorisë, Dardan Shabani më 15 qershor 2018 rreth orës 22:10 në kafenenë “n’Konak”, e cila gjendet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, me dashje direkte dhe nga hakmarrja e paskrupullt ka vrarë Elvedin Ibrahimin. Në aktakuzë theksohet se i akuzuari në shenjë hakmarrjeje ditën kritike ka shkuar së bashku me të pandehurit Meriton Murseli dhe Albion Ahmeti në kafenenë e përmendur ku ishte duke punuar si sigurim fizik tani i ndjeri, me ç’rast e ka nxjerrë thikën me të cilën në mënyrë tinëzare nga hakmarrja e paskrupullt e godet viktimën në pjesën e gjoksit, e cila depërton deri në zemër. Kurse të pandehurit Meriton Murseli dhe Albion Ahmeti e godasin me mjete të forta, karrige, shishe të birrës, kështu që tashmë i ndjeri rrëzohet kurse i pandehuri Dardan Shabani e godet edhe tetë herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesën e qafës.

Nga këto goditje, sipas aktakuzës, viktima pëson lëndime të rënda trupore dhe gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, si pasojë e të cilave dërgohet në QKUK, ku edhe vdes. Sipas aktakuzës i akuzuari Dardan Shabani në kohë, datë dhe vend të njëjtë i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Elmendin Sherifi pasi që i dëmtuari kishte ndërhyrë për t’i ndarë të pandehurit dhe tashmë të ndjerin Elvedin Ibrahimi. I akuzuari e ka goditur me thikë në parakrahun e dorës së djathtë duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas Prokurorisë, Meriton Murseli dhe Albion Ahmeti kanë marrë pjesë në rrahje, në të cilën ka mbetur i vdekur Elvedin Ibrahimi duke e goditur me shishe të birrës të ndjerin dhe pjesëmarrësit e tjerë që kanë tentuar t’i ndajnë. Dosja e Prokurorisë sqaron se në datën, kohën dhe vendin e njëjtë Meriton Murseli dhe Albion Ahmeti i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarve Ibrahim Emini dhe Elmedin Sherifit. Rrahja sipas Prokurorisë ka ndodhur kur të dëmtuarit kanë tentuar t’i ndajnë dhe ata janë goditur me karrige dhe shishe të qelqit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending