Connect with us

Ferizaj

Komuna e Ferizajt nuk do t’i ndihmojë bizneset e dëmtuara nga pandemia

Published

on

Masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë, ndikuan në gjendjen financiare të shumë bizneseve.

Teksa komuna e Prishtinës ndau rreth 5 milionë euro për t’iu dalë në ndihmë bizneseve që janë dëmtuar nga Covid-19, një fat të tillë nuk e patën edhe bizneset e komunës së Ferizajt.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Zekir Bytyqi, thotë se komuna e Ferizajt nuk ka mundësi financiare për t’i ndihmuar bizneset, andaj e vetmja shpresë mbetet tek ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Në komunën e Ferizajt ekzistojnë diku 13 mijë biznese dhe ne si qeverisje lokale nuk kemi kapacitet dhe mundësi që t’iu dalim në ndihmë bizneseve që humbjet mund t’i kenë pasur milionëshe, por besoj që pakoja e rimëkëmbjes do t’i ndihmoj bizneset e mëdha, pasi ne si komunë kemi fonde jo të mjaftueshme për t’iu dalë në ndihmë. Besoj që edhe ligji për rimëkëmbje ekonomike që është votuar në Kuvendin e Kosovës do të jetë masë lehtësuese për bizneset të cilat kanë pasur humbje apo mbyllje gjatë pandemisë“, tha Bytyqi.

Fond të veçantë për t’i ndihmuar bizneset nuk kanë planifikuar, por për to do të ndahet granti i përvitshëm që kjo drejtori jep për bizneset e vogla prodhuese.

Bytyqi thotë se gjatë këtyre muajve do të bëjnë thirrje për  aplikim të bizneseve, ku 30 prej tyre do të përfitojnë nga ky grant.

 “Në vitin 2021 kemi planifikuar që të ndajmë fondin prej 150 mijë euro që do të shkoj për bizneset, ku kryesisht do të mbështeten bizneset e vogla në fushën e prodhimtarisë dhe ky është viti i tretë që i mbështesim si komunë këto bizese prodhuese”, tha Bytyqi.

Megjithëse viti 2020 ishte i vështirë për ekonominë, drejtori Bytyqi tha se në komunën e  Ferizajt janë hapur rreth 700 biznese të reja.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni një raport të përgatitur nga Tv Tema më 4 maj të vitit 2020, ku kryetari i Ferizajt Agim Aliu kishte deklaruar se bizneset e kësaj komune do të ndihmohen nga komuna.

Deklaratën për ndihmë për bizneset mund ta gjeni nga minuta 4:03.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending