Connect with us

Ferizaj

2020-ta ndër vitet më të vështira për shëndetësinë ferizajase

Published

on

Pandemia Covid-19 që në Kosovë nisi më 13 mars, shënoi viktima edhe në qytetin e Ferizajt ku nga kjo sëmundje ndërruan jetë 84 persona, ndërsa u infektuan mbi 2400 persona.

E, në vijën e parë në luftën kundër kësaj sëmundjeje ishin mantelbardhët të cilët sot u vizituan nga kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, për t’i falënderuar për punën e bërë gjatë këtij viti pandemik duke uruar që viti 2021 të jetë vit më i mirë për të gjithë qytetarët.

“Nuk munda si kryetar i Ferizajt pa ardhë në ditën e fundit të vitit për të falënderuar të gjithë ata që ishin në ballë të luftës së pandemisë, përmes tyre të falënderoj edhe të tjerët që kanë qenë vazhdueshëm në këtë vijë të frontit të luftës së pandemisë, edhe policët, edhe punëtorët e kompanive, edhe zjarrfikësit, me një fjalë të gjithë t’i falënderoj. Ka qenë një vit ndarjesh që nuk ka mundur lehtë të kalohet, po ashtu dua t’i ngushëlloj të gjithë ato familje që kanë humbur të afërmit e tyre që këtë atmosferë të fundvitit ata nuk e shijojnë siç e kanë shijuar më parë, por mesazhi i mantelbardhëve ka qenë dhe mbetet që duhet ta mundim vdekjen, mbi të gjitha është jeta, kështu që edhe puna dhe angazhimi jonë ka qenë me ta, kemi bashkëvepruar e bashkëluftuar që ta mundim vdekjen, edhe në këtë fundvit kjo është porosia, po e lëmë një vit prapa, një vit të vështirë, një vit ndarjesh e pikëllimesh dhe dhembjesh,  por mbi të gjitha duhet luftuar për jetën, le të fitoj jeta, le të fitoj shpresa, le të fitoj dashuria dhe le të fitoj paqja”, u shpreh kryetari i Ferizajt.

Angazhime më shumë se kurdoherë patën mantelbardhët e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës .

“Ka qenë një vit i trishtë, një vit i vështirë, vit i shumë sfidave e dhembjeve edhe për kundër angazhimeve kemi humbur shumë jetë, unë shpresoj që në vitin e ardhshëm të mos  e kemi këtë situatë dhe ky vit mos të përsërtitet as në ëndërrat tona më të këqija”, tha Sevdije Mehmeti, e drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj.

Normalitet sikur vitet parparake nuk pati këtë vit as në Spitalin e Ferizajt.

”Në 3-mujorin e parë në kemi pasur një punë normale, ndërsa nga 13 marsi kur janë paraqitur rastet e para ne kemi filluar me identifikimin e rasteve të para dhe më datën 28 kemi filluar trajtimin e rastit të parë me Covid-19 dhe në këtë mënyrë Spitali i Ferizajt ka filluar trajtimin e kësaj pademie dhe në këtë mënyrë spitali i përgjithshëm nga marsi e deri më tash i ka trajtuar 2600 raste, vizita specialistike për Covid-19, ndërsa diku i kemi pasur mbi 650 hospitalizime dhe është për t’u theksuar se kapaciteti i Spitalit të Ferizajt se asnjë qytetarë i regjionit tonë nuk ka mbet pa marrë trajtim”, tha Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit të Ferizajt.

Nga sëmundja Covid-19 këtë vit ka humbur jetën edhe një punonjës shëndetësor i Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending