Connect with us

Ferizaj

Organizata “Kids for Kosovo” ndihmon shkollën “Naim Frashëri” në Doganaj

Published

on

Organizata “Kids for Kosovo” shpërndau dhurata për nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Doganaj. Përveç pakove për nxënës, kësaj shkolle kjo organizatë ia dhuroi edhe tre video-projektorë. Alma Topalli, nga organizata “Kids for Kosovo”, tregon se këtë donacion e kanë realizuar falë grumbullimit të të hollave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në platforma sociale.

”Edhe pse këtë vit me pandeminë gjërat kanë qenë shumë të vështira, ne nuk kemi pas mundësi me kriju aktivitete përmes së cilave kemi mundur me i njoftu njerëzit për këto projekte, mirëpo nuk kanë mungu donacionet të cilat kanë ardhë prej ”Facebook”-ut dhe faqes sonë në “GoFundMe”. Unë dua t’i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në mërgim, ata në Gjermani, Zvicër, Francë dhe vende të tjera të cilët për ditëlindjet e tyre kanë rritur fonde në profilet e tyre në ”Facebook” dhe përmes atyre fondeve ata kanë arritë me na ndihmu neve që me realizu edhe këtë projekt. Brenda pakove ka fletore, lapsa dhe ushqim si dhuratë për këtë fundvit për fëmijët e kësaj shkolle”, theksoi Alma Topalli.

Kjo organizatë këtë shkollë e ka ndihmuar edhe me gjëra të tjera në vlerë prej 13,000€.

”Këtë vit ne kemi vendosë me i ndihmu kësaj shkolle me renovime të cilat kanë qenë shumë të nevojshme. Një ndër to është dritaret dhe dyert e reja që i kemi sjellë ne me donacionet që i kemi mbledh këtë vit. Për këtë shkollë donacionet që ne kemi arritë me i mbledh deri më tani janë 13,000€”, u shpreh Topalli.

Ndihmat që po i bëhen këtij institucioni arsimor nga kjo organizatë, u mirëpritën edhe nga stafi i shkollës.

”Ky donacion ka qenë shumë i mirëseardhur për këtë shkollë. Kjo shkollë është hap rreth 40 vite më parë. Në këtë shkollë nuk është investu më parë, falë këtij donacioni kemi fillu me investu në krejt këto çka po shihen tash në shkollë. Përveç pakove, të gjitha dritaret e shkollës, dyert  kanë qenë pjesë e donacionit edhe janë ende duke punu në këtë drejtim. Gjithashtu edhe projektorët i kanë sjellë, kjo është një ndihmesë shumë e madhe për mësimin të cilin e bëjmë ne. Besojmë se projektorët kanë me hy shumë në punë në këtë shkollë. Ne i kemi pajisjet e tjera si kompjuterët andaj duke i përdorur edhe projektorët besoj se do të bëhet një mësim shumë më cilësor. Më herët i kemi pas dritaret shumë të vjetra të drurit, që e kanë leju të ftohtin dhe të nxehtin gjithashtu me hy brenda, e tash prej se janë vendosë është shumë më mirë këtu”, tha mësuesja e kësaj shkolle Fatime Jashari.

Organizata “Kids for Kosovo” vite më parë ka ndihmuar edhe shkollën “Mejdi Xhaferri” në fshatin Mirosalë me krijimin e librarisë, pajisjen me kompjuter dhe projektor, renovimin e toaleteve, ngjyrosjen e klasëve, e të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending