Connect with us

Botë

Eliot Engel: Reciprociteti i Kosovës, mekanizëm i një shteti sovran

Published

on

    Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfqësuesve të Kongresit Amerikan mbajti dje një sesion dëgjimor, ku personalitete të ndryshme nga politika e jashtme amerikane dhe njohës të mirë të Ballkanit, prezentuan rekomandimet  e tyre drejtuar administratës së Biden-it për politikat e reja ndaj Ballkanit Perendimor.

Në ekspozenë e tij hyrëse, kongresmeni Elliot Engel, nga distrikti i 16-të i New Yorkut, në sesionin e tij lamtumirës si kongresmen dhe kryesues i këtij komiteti, ndër të tjera tha se qasja amerikane ndaj Kosovës duhet të përmirësohet, dhe Kosova të trajtohet si partner i plotë:     

Eliot Engel:

“ Tash duket se Serbia, pala përgjegjëse për shumicën e krimeve të luftës, gati se nuk ballafaqohet me asfarë presioni nga brenda, ose nga bashkësia ndërkombëtare që t’i sjellë para drejtësisë kryesit e veprave, ndërsa në të njejtët kohë, Kosova si viktimë e luftës, është e detyruar që të krijojë një gjyq hybrid, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë.

Miq, po të ishim edhe në Danimarkë, do të mendonim se diçka po kundërmon këtu.

Siç e thashë, nëse Kosovarët kanë bërë krime, ata duhet të japin llogari. Por këtu qëndron problemi: E kam lexuar statutin në bazë të të cilit është krijuar kjo gjykatë. Askund nuk shkruan aty se do të ndjeket vetëm një përkatësi etnike. Por kjo pikërisht po ndodh.  E di se mandatit tim në kongres po i vie fundi, por problemet me këtë gjyq po vazhdojnë. Por do ta paralajmëroja këtë gjykatë,  SHBA-të dhe aleatët, se nuk duhet të lejojmë që ajo të shndërrohet në gjykatë etnike, sepse në të kundërtën ne vetëm do t’i zvarrisim problemet, do të shkaktojmë vështirësi në rajon, konflikte dhe ndarësi në rend të parë.

Lexojeni ligjin: Gjykata ka juridiksion mbi të GJITHA krimet e kryera në Kosovë, pa marrë parasysh se cila palë i ka bërë. Të gjitha krimet e luftës gjatë periudhës se luftës, dhe mandatin e saj duhet ta kryejë me korrektësi,  pa anuar në baza etnike.

Kjo gjykatë është pjesë e një problemi më të madh, për atë se si SHBA-të i janë qasur Kosovës. Ne po e shohim Kosovën vetëm si një shtet pjesërisht të pavarur, por jo si një partner të vërtetë e sovran.  Jo si shtet të rregullt me të cilin kemi raporte normale bilaterale.  Shumë shpesh, i qasemi Kosovës si një fjalë për dialog me Serbinë. Ne po i nënshtrojmë  lidhjet tona bilaterale në atë masë, saqë ne, SHBA-të, po ia kufizojmë Kosovës vendimet sovrane të saj për ta anashkaluar Beogradin sulmues.    

Ne i thamë Kosovës se ajo nuk mund ta bazojë tregtinë e saj me Serbinë në parimet e reciprocitetit, njërin nga gurët themeltarë të së drejtës në tregtinë ndërkombëtare.

Për fat të keq, jo shumë moti, veprimet e administratës së Trumpit u bënë një faktor kontribues për rënien e qeverisë së Kosovës. Poashtu u janë vënë frenat edhe ushtrisë së vogël mbrojtëse të Kosovës.

Këto gjëra duhet të ndalen dhe shpresoj se administrata e presidentit të zgjedhur Biden do të rindërtojë raportet tona me Kosovën në bazë të kushteve të saj, e jo bazuar në frikën joracionale që e emiton fqinji i saj më i madh.” – deklaroi në fjalën e tij hyrëse kryesuesi Eliot Engel.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Trending