Connect with us

Ferizaj

Aktakuzë e re ndaj ish-drejtorit Faik Granica, ai e pranon fajësinë.

Published

on

Ende pa u bërë i plotëfuqishëm aktgjykimi lirues ndaj aktakuzës së parë për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e PZHK-së, telashet e ish-drejtorit të Urbanizmit në Ferizaj me ligjin po vijnë duke u shtuar . Javën e kaluar Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka ngritur atij një aktakuzë të re për veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 30 nëntor 2020, Faik Granica, tani akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar – drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt,  më 1 shtator 2016 e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në mënyrën që subjektit afarist  Mozzart- KS  L.L.C.,  i kishte lëshuar pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë së bastores sportive, megjithëse kishte qenë në dijeni se subjekti afarist nuk i plotësonte kushtet për një veprimtari të tillë.

“Më datë 01.09.2016, në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar, si drejtor në drejtorisë së urbanizmit në Komunën e Ferizajt, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat e tij, duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore personit tjetër, përkatësisht pronarit të bastores sportive Mozzart KS, Irfan Beroviq, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se subjekti afarist – bastorja sportive Mozzart-KS e cila gjendet në rrugën Kadri Zeka në Ferizaj, me numër biznesi 70763370, nuk i plotëson kushtet për të ushtruar veprimtarinë, i njejti e lëshon pëlqimin me numër 04-16-66346 duke rënë kështu në kundërshtim me nenin 66 paragrafi 2.4 të Ligjit për lojërat e fatit 04/L-80, i cili përcakton distancën ndërmjet subjektit të lojërave të fatit dhe objekteve edukativo -arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, meqë në distancë prej 155 metrash gjendet çerdhja e fëmijëve “Ninulla”, thuhet në aktakuzën e dërguar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

   Me këto veprime, Faik Granica, akuzohet se kishte kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.” shkruan ndër të tjera në aktakuzë.

Vlen të theksohet se në arsyetimin e aktakuzës së ngritur nga prokurorja Sebahate Sinani, thuhet se i pandehuri Faik Grainca në prani të avokatit të tij ka nënshkruar marrëveshje me Prokurorinë e Shtetit për pranimin e fajësisë, me të cilën ai e pranon fajin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas kodit të penal të Kosovës, në rast të shpalljes fajtor nga ana e Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprën penale nga Neni 422.1 i KPK-së, personi i akuazuar dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending