Connect with us

Ferizaj

15 vjeçarja Olza Sejdiu promovon librin e saj të parë

Published

on

Në sallën e teatrit “Adriana” është bërë promovimi i libri “Mendimet tona na shpëtojnë, mendimet tona na vrasin” , nga autorja 15 vjeçare Olza Sejdiu.

Recensentja e këtij libri Zyrafete Shala, tha se autorja ua ka dedikuar këtë libër moshatarëve të saj, duke u shprehur e gëzuar që të rinjtë po shkruajnë libra.

“Mendoj që mënyra e trajtimit të këtij libri përshtatet për moshën e Olzës dhe përfshin horizontin e njohurive që e kanë adoleshentët e kohës sonë dhe gjuha e Olzës është një gjuhë në nivel që ka tendenca të zgjerohet, ajo nuk ka përdorur figura letrare dhe këtë e shoh si një element pozitiv që është për t’u përshëndetur”, tha Shala.

Redaktorja e këtij libri Zyhrje Vata, tha se ky libër ëshët dhuratë e çmuar për të rinjtë.

“Olza një vajzë e përkushtuar për librin sot po sjell një dhuratë të çmuar për moshatarët e saj, ajo librin ua dedikoj moshatarëve adoleshentë dhe jo vetëm atyre, por edhe ne mësojmë nga libri në fjalë, autorja e  re ka dhënë këshilla praktike ku i ka riaktualizuar ndjesitë e moshës duke shqyrtuar problematikat e moshës si përdorimi i tepërt i telefonave, bulzimi, etj”, tha Vata.

Autorja Olza Sejdiu falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë këtij rrugëtimi.

“Falënderoj zonjën Zyrije  dhe Zyrafete, familjen dhe shoqërinë time që më keni përkrahur, e në veçanti prindërit e mi që janë lider të vërtet dhe modestia, vlerat njerëzore dhe besimi në Zot janë cilësi që unë i kam trashëguar prej tyre, gjë që i falënderoj”, u shpreh Sejdiu.

Libri i adoleshentës ferizajase tashmë gjendet nëpër bibiloteka e librari.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending