Connect with us

Ferizaj

Problemet me kanalizim lënë pa ujë të pijshëm një pjesë të Zllatarit

Published

on

Banorë të lagjes ”Sallahu” në fshatin Zllatar të Ferizajt ka disa muaj që po përballen me  problemin e kanalizimit.

Ujërat e zeza kanë vërshuar rrugën  kryesore të fshatit duke depërtuar edhe nëpër oborre të shtëpive.

Halim Sallahu thotë se përveç erës kundërmuese, ujërat e zeza i kanë lënë edhe pa ujë të pijshëm.

 “Sa herë bie shi na hynë uji i kanalizimit në oborr, në puse nga edhe furnizohemi me ujë, dy herë kanë qenë ekipet me rregullu por prap ka problem, puset nuk jemi duke i përdorur, jemi duke e blerë ujin, me të vërtet është shumë keq duke e pas ujin në shtëpi ne duhet me ble”, tha Sallahu.

Përfaqësuesi i fshatit Zllatar Xhevat Sallahu, thotë se gjithë ky problem është si pasojë e cilësisë së dobët të gypave të kanalizimit.

“Ne kemi hasur shumë vende ku mbledhet zhavor në fund dhe kjo si pasojë e cilësisë jo të mirë të betonit të vendosur në fund, po ashtu kemi hasur edhe në gypa të shtypur pasi kur është bërë projekti është bërë shkel e shko. Problem me kanalizimin e ujërave të zeza nuk ka vetëm kjo pjesë, por edhe disa pjesë të tjera të fshatit, e kam thënë edhe në Kuvend që mirëmbajtja e ujërave të zeza është duke na kushtuar më shumë se vet projekti i ujërave të zeza”, theksoi Xhevat Sallahu. 

Në kompaninë regjionale të ujit dhe kanalizimit “Bifurkacioni” në Ferizaj,  thanë se kjo kompani ende nuk e ka nën menaxhim këtë fshat dhe për këtë arsye nuk mund të intervenojnë

.

Për të marrë një përgjigje nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo Infrastrukturës, ekipi i  Televizionit Tema e pati të pamundur përkunder tentimit disa orësh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending