Connect with us

Ferizaj

Ferizaj do të mbetet 12 orë pa rrymë për shkak të punimeve nga KEDS-i

Published

on

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve në sistemin energjetik do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në lokalitete të ndryshme të Ferizajt.

Me 12 orë ndërprerje të energjisë elektrike do të përballet rajoni i Ferizajt sonte prej orës  22:00 deri nesër në orën 10:00.

Rrugët: ”Ahmet Kaçiku”, ”Ali Kelmendi”, ”Dëshmorët e Kombit”, rruga e Dardanisë, ”Epopeja e Jezercit” (një pjesë), ”Hoxhë Kadri Prishtina”, ”Isa Boletini”, ”Mustafë Goga”, ”Ramadan Rexhepi”, ”Sanije Rexhepi”, ”Sejdi Sejdiu”, ”Smajl Gorani”, ”Tahir Sinani”, ”Uran Tinova” (një pjesë), ”2 Korriku” (një pjesë), ”Afrim Zhitija”, ”Ahmet Delija” (një pjesë), ”Aleksandër Mojsiu” (një pjesë), ”Ali Pashë Tepelena” (një pjesë), ”Astrit Bytyqi”, ”Azem Shkreli” (një pjesë), ”Besim Fazliu”, ”Besim Qarri” (një pjesë), ”Daut Dauti”, ”Dimitrije Tucoviq”, ”Emin Duraku”, ”Esat Mekuli” (një pjesë), ”Faton Vehbiu” (një pjesë), ”Fazli Sojeva”, ”Ganimete Tërbeshi”, ”Gëzim Sahiti”, ”Gjon Serreçi”, ”Halil Alidemaj”, ”Kemajl Hetemi”, ”Kuvendi i Arbërit”, ”Marije Shllaku”, ”Mic Sokoli” (një pjesë), ”Naim Frashëri”, ”Nazmi Uksmajli”, ”Mustafw Goga” (një pjesë), ”Sander Prosi”, ”Tahir Meha” (një pjesë), ”Tahir Sinani”, ”Tomorri” (një pjesë), ”Vëllezërit Gërvalla”, ”Vëllezërit Frashëri” (një pjesë), ”Afrim Abazi” (një pjesë), ”Ajet Gërguri” (një pjesë), ”At Pren Doqi” (një pjesë), ”Drenica” (një pjesë), ”Rruga e Dukagjinit” (një pjesë), rruga e ”Kaçanikut” (një pjesë), ”e Lubetenit”, e ”Shkumbinit” (një pjesë), ”Eqrem Çabej” (një pjesë), ”Gjergj Kastrioti” (një pjesë), ”Gucia” (një pjesë), ”Hasan Çerkini”, ”Idriz Seferi” (një pjesë), ”Lekë Dukagjini” (një pjesë), ”Mbretëresha Teutë” (një pjesë), ”Migjeni” (një pjesë), ”Musine Kokollari” (një pjesë), ”Naim Beka”, ”Nazim Bakiu” (një pjesë), ”Njazi Bajraktari”, ”Pjetër Budi” (një pjesë), ”Qamëria” (një pjesë), ”Ramadan Salihu”, ”Ramush Satrolli” (një pjesë), ”Sadik Bega” (një pjesë), ”Shtjefën Gjeçovi” (një pjesë), ”Tefta Tashko” (një pjesë), ”Ulpiana” (një pjesë) dhe ”Xhemë Gostivari” (një pjesë), ”Ahmet Hoxha”, ”Bekim Osmani”, ”Beteja e Kosharës”, rr.e ”Adriatikut” (një pjesë), e ”Dibrës” (një pjesë), e ”Lubjanës” (një pjesë), ”Hamëz Jashari”, ”Latif Hasani” (një pjesë), ”Lepenci” (një pjesë), ”Lulzim Guta”, ”Metush Krasniqi”, ”Rifat Berisha”, ”Riza Goga”, ”Sadik Trafashiku”, ”Sali Baliu”, e ”Sharrit”, ”Skënderbeu”, ”Toni Bler”, ”Vjosa” (një pjesë), ”William Walker” (një pjesë), ”Xhimi Shea”(një pjesë) dhe ”Zenel Hajdini”, ”15 Shkurti” (një pjesë), ”Agim Matoshi” (një pjesë), ”Asim Vokshi” (një pjesë), ”Avdyl Dura”, ”Besim Rexhepi”, e ”Ilirisë”, ”Ejup Statovci” (një pjesë), ”Enver Topalli”, ”Xhemajl Kada” (një pjesë), ”Imri Halili” (një pjesë), ”Indrit Cara” (një pjesë), ”Metush Krasniqi” (një pjesë), ”Rexhep Bislimi”, ”Rifat Berisha” (një pjesë), ”Saranda” (një pjesë), rr. e ”Elbasanit”, ”Gjergj Fishta”, ”Muharrem Shemsedini” (një pjesë), ”Murat Murati” (një pjesë), rr. e ”Prekazit”, ”Sefedin Firza” (një pjesë), ”Xhevat Sojeva ”(një pjesë), ”Zef Jubani” (një pjesë), ”Agim Prodani” (një pjesë), ”Ali Hadri”, ”Beqw Heta” (një pjesë), ”Besim Rexhepi” (një pjesë), ”Elhami Hasani” (një pjesë), ”Enver Maloku” (një pjesë), ”Faik Rexha” (një pjesë), ”Gramozi” (një pjesë), ”Gursel e Bajram Sylejmani”, ”Hajdin Matoshi” (një pjesë),” Imri Halili”, ”Lagjja e Qiraxhive”, ”Liman Reka”, ”Luigj Gurakuqi” (një pjesë), ”Mujo Ulqinaku” (një pjesë), ”Rexhë Berisha” (një pjesë), rruga ”Riza Matoshi” (një pjesë), ”Rrezak Shala”, ”Sylejman Pitarka” (një pjesë), ”Vezir Jashari”, ”Viktor Hugo” (një pjesë), ”Xhyli Semaja” (një pjesë).

Fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Nerodime, Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gërlicë, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtane, Semajë, Varosh (një pjesë), Doganaj, Dubravë, Pleshinë, Zaskok, magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj, fshati Nikadin (një pjesë).

Arsyeja: Energjizimi i  kthinave të vendosura brenda nënstacionit Ferizaj III.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending