Connect with us

Ferizaj

Bizneset ferizajase: Ndihma e Qeverisë minimale në krahasim me humbjet

Published

on

Bizneset të cilat kanë pësuar humbje si pasojë e pandemisë COVID-19 nga dita e djeshme kanë filluar të ndihmohen përmes Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike, në bazë të listës së numrit të punëtorëve që kompanitë i kanë të regjistruar.

Për këto biznese, nga ky Fond, i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro, pritet të ndahen 60 milionë euro, ku mbi 37 milionë euro veçse u janë ndarë disa bizneseve, ndërsa pjesa tjetër e tyre do të marrin ndihmën nga qeveria pasi të bëjnë përditësimin e të dhënave në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se bizneset janë mbështetur me rreth 290 euro për punëtor.

Por, pavarësisht kësaj ndihme, bizneset ferizajase thonë se kjo shumë është minimale në krahasim me humbjet që ua ka shkaktuar situata pandemike.

 “Si në të gjithë botën edhe tek ne ka ndikuar negativisht, deri tani jemi munduar që të paktën mos ta reduktojmë numrin e punëtorëve, por këtu tek ne pothuajse çdo gjë lidhet me ndërtime, mosardhja e mërgimtarëve ka ndikuar tek mosshitja e banesave dhe kjo ka ndikuar direkt tek biznesi im prodhues“, tha Azem Guta, pronar i kompanisë së styroporit ”KosovaPor”.

“Ka disa muaj që po përballemi me pandeminë COVID-19 dhe biznesi ynë është i lidhur direkt me pandeminë pasi u ndaluan dasmat, ahengjet dhe kjo ndikoi tek ne shumë. Kemi aplikuar për pako të shtetit, por ndihmat po janë shumë minimale, ne jemi munduar me i ikë reduktimit të punëtorëve, por kjo ka qenë e pashmangshme, urojmë që kjo situatë të përfundoj sa më parë”, tha Vlora Neziri, pronare e atelesë ”Vora & Kaltrina”.

Bizneset prodhuese thonë se qeveria mund t’iu ndihmoj duke ua ulur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

“Në krahasim me rajonin e mos të flasim për Evropën se çfarë stimulimi kanë, në Gjermani ua kanë rregulluar çështjen e kredive, e kanë zbritur TVSH-në nga  19% në 9%, 6 muaj ua paguajnë pagat e  punëtorëve, mos të shkojmë më larg, në Maqedoni disa kolegë atje më kanë treguar se shteti ka marrë vendim që për 6 muaj do t’ua paguaj pagat punëtorëve, në krahasim me rajonin këto pako janë thuajse hiç”, tha Guta.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në pjesën e dytë të muajit tetor dhe nëntor do të ndahen edhe ndihma të tjera financiare për bizneset.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending