Connect with us

Ferizaj

Banorët e Zllatarit kërkojnë rregullimin e rrjetit energjetik përmes peticionit

Published

on

Ka vite që banorët e fshatrave Bibaj, Sojevë, Mirosalë, Dardani dhe Zllatar të komunës së Ferizajt po përballen me ndërprerje të shpeshta dhe cilësi të dobët të energjisë elektrike si pasojë e vjetërsisë së shtyllave. Jo vetëm kaq, këta banorë çdo ditë janë të rrezikuar edhe nga shtyllat elektrike të cilat shpesh po bien mbi shtëpi të banimit e nëpër rrugë dhe së fundi ato kanë rënë edhe në oborrin e shkollës “4 Prilli” në fshatin Zllatar.

Kjo ka shtyrë banorët e këtij fshati të dorëzojnë një peticion me mbi 100 nënshkrime në KEDS dhe në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Përfaqësuesi i fshatit Zllatar  Xhevat Sallahu, ankohet se KEDS-i nuk po i shqyrton kërkesat e tyre për riparim të rrjetit elektrik, përkundër kërkesave të shumta që kanë bërë.

“Probleme tani kemi me tensionin e ulët, shtyllat të cilat janë të viteve 50-60 ku dhe kemi pasur një aksident që ka mundur të kushtoj me jetëra të njerëzve siç ka ndodhë këputja e telit në oborr të shkollës dhe këputja e telit tek një familje ku u kanë rënë kabllot në hyrje të shtëpisë, edhe pse e kisha lajmëruar KEDS-in për këtë familje që është në rrezik nuk morën masa menjëherë derisa u rrëzua shtylla dhe duke  e parë këtë kemi organizuar një peticion që ua kemi drejtuar këto shqetësime tona KEDS-it, ZRRE-së dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, tha Sallahu.

“Katastrofë është, shtyllat që 60 vite janë të vendosura, telat çdo ditë këputen, çdo ditë dalim i ndalojmë fëmijët se shkelin nëpër to, askush nuk vjen me i rregullu, ma keq s’ka, për ndërprerje mos të flasim më, çdo ditë kemi ndalje”, tha Hysni Sallahu, banor i fshatit Zllatar.

Për mungesë të rrymës ankohen edhe fabrikat prodhuese dhe bizneset tjera që operojnë në këto lokalitete të komunës së Ferizajt. Përfaqësues të tyre thonë se ndërprerjet e energjisë elektrike u kanë shkatuar dhe po u shkaktojnë dëme prej qindra e mijëra eurove.

”Sot nuk ka rrymë,  e kemi mbyll komplet firmën, punëtorët i kemi çu në shtëpi, porositë po vonohen, probleme shumë dhe krejt kjo shkaku i rrymës, dëmet janë të pashmangshme, po ashtu edhe vonesa, edhe humbje të klientëve,  gjithçka”, tha  Burim Berisha, përfaqësues i “Kema pack”.

Për këtë problem të kahmotshëm të banorëve të kësaj ane, Tv Tema gjatë ditës së sotme provoi të marrë një përgjigjje nga zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala dhe nga drejtori i Distriktit të KEDS-it në Ferizaj Ramadan Ahmeti, por që kontakti me ta ishte i pamundur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending