Connect with us

Arsim

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në shkollat e Ferizajt

Published

on

Numri i të infektuarve me COVID-19 nëpër shkollat e Ferizajt po rritet ditë pas dite. Pas infektimit të pesë mësimdhënësve me koronavirus në shkollën fillore ”Tefik Çanga” në qytet, së fundmi është raportuar edhe për dy nxënës të shkollës fillore ”Gjon Serreçi” dhe shtatë personave të tjerë të prekur nga virusi korona në gjimnazin shkencor ”Kuvendi i Arbrit”. Prej tyre pesë janë ndihmës teknik, një është profesor dhe një nxënës.

Zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle Dardane Beqiri, tha se ende nuk kanë vendosur se çka do të ndodhë me shkollën në tërësi, ndërsa klasa ku ka rezultuar pozitiv një nxënës tashmë është duke e zhvilluar mësimin nga distanca.

“Sipas rezultateve të IKSHPK-së në shkollën tonë janë shtatë raste pozitive, pesë punëtorë teknik, një nxënës dhe një mësimdhënës. Ne si shkollë jemi organizuar menjëherë, kemi mbajtur një takim me grupin task forcë dhe u mor vendim që të presim rezultatet përfundimtare të IKSHPK-së për shkak se punëtorët të cilët kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar sot dhe në bazë të rezultateve të cilat do të dalin do të merret vendim, mësimi do të vazhdojë deri në vendimin e ardhshëm”, tha Beqiri.

Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj Bashkim Bytyqi, tha se në klasën ku kanë dalë pozitiv me koronavirus dy nxënës të shkollës fillore “Gjon Serreçi”, mësimi është duke u zhvilluar nga distanca..

”Në përgjithësi informacionet janë të mira, nuk kemi ndonjë rast për të veçuar, janë raste individuale, kemi shembull në shkollën Gjon Serreçi” ku në një klasë të ciklit të ulët janë dy fëmijë që kanë rezultuar pozitiv, aty e kemi ndërprerë mësimin, por nuk reflekton në zhvillimin e procesit në klasat e tjera”, tha Bytyqi.

E, nxënësit e  shkollës  fillore ”Tefik Çanga” në Ferizaj, e cila është e mbyllur që nga 22 shtatori pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të pesë mësimdhënësve, mësimi po zhvillohet online. Drejtori i kësaj shkolle Basri Hasani, thotë se mësimi nga distanca po ecën mirë. Ai njoftoi se të hënën e ardhshme nxënësit do t’iu kthehen bankave shkollore.

“Hymë në javën e dytë që mësimi po mbahet nga distanca, e filluam mbarë vitin shkollor, por pas një testimi të bërë në Institut pesë arsimtarë rezultuan pozitiv e më interesantja  është se pas dy dite këta arsimtarë me vetëiniciativë i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar negativ, por është vendim i Institutit që duhet zhvilluar mësimi online për dy javë deri në ritestimin e radhës. Mësimi është zhvilluar sikur në shkollë, 40 minuta, kemi aty-ktu nxënës që kanë mungesë të mjeteve teknologjike dhe i kemi drejtuar në drejtori. Ne kemi pasur dëshirë që mos ta kemi shkollën e zbrazët, por sipas udhëzuesit jemi në planin C këto dy javë”, tha Hasani.

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj kërkoi nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që t’i respketojnë masat anti-covid, pasi shtimi i rasteve të reja mund të çoj në mbylljen  e shkollave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending