Connect with us

Ferizaj

Në Gjykatën e Ferizajt vazhdon gjykimi i Faik Graincës

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, vazhdoi edhe sot seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit të Ferizajt Faik Grainca, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokumente zyrtare dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt.

Graincës edhe në këtë seancë iu parashturan pyetje nga pala e dëmtuar.

Bekim Haliti kërkoi nga Grainca të sqaroj se kush ishte inicues që të bëhet revidimi i zonës  tetë të qytetit,  duke e akuzuar Graincën se që nga viti 2015 kur i ka dhënë leje ndërtimore të afërmve të tij për të ndërtuar një objekt shumëkatësh në një parcelë skaj rrugës ”Astrit Bytyqi”, ka nisur të bëj kamuflime me dokumentet zyrtare.

Kush e ka inicu planin për revidimin e zonave?”, pyeti Haliti.

“Ndryshimet  e planeve i bën kryetari i komunës, ai kërkon që të realizohen përmes drejtorisë, pastaj merr vendim Kuvendi”, u përgjigj Grainca.

“Fakti flet diçka tjetër se inicimi për revidimin e planeve rregulluese është bërë nga Faik Grainca, i nënshkruar, bëhet fjalë për propozim -vendim për  inicimin e ndryshimit të planit rregullues zona e 8 që dëshmon se është inicuar nga Faik Grainca e jo siç deklaruat më herët”, tha Haliti.

“Asnjë dokument nuk mundet me hy në Kuvend pa e nënshkru kryetari”, tha Grainca.

“Këtu nuk ka nënshkrim të kryetarit, por të nënkryetarit Xhavit Zariqi”, u shpreh Haliti.

Pas pyetjeve për ngjarjet e vitit 2015, Haliti kaloi tek viti 2017, saktësisht në periudhën e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

“Çfarë mund të thoni ju që për ta marrë pëlqimin prej ministrisë keni dërguar paraprakisht raportin e diskutimit publik duke shkruar se ka qenë prej datës 22.06.2017 deri më datën 22.07.2017, mirëpo ju personalisht njoftimin për qytetarë  e keni bërë me data krejt tjera, unë e kam njoftimin e drejtorisë të nënshkruar nga ju ku shkruan se njoftimi publik fillon nga data 22.06.2017 deri 01.07.2017 “, pyeti Haliti.

”Kam harru, nuk e di saktësisht, por e di që afatin e parë e kemi caktu në marrëveshje me ministrinë, pastaj ministria na ka thënë meqë është një dokument i rëndësishëm është mirë me vazhdu edhe për 15 ditë dhe ne e kemi vazhduar“, tha Grainca.

“I akuzuar a mundesh me na tregu se si është e mundur që gjithë këto gabime për zonën 8 rruga “Astrit Bytyqi”, ndryshime në data në diskutime publike, ndryshime e gabime në data në peticione  e shumë të tjera, si është e mundur kjo, pse vetëm në rrugën “Astrit Bytyqi”, pyeti Haliti.

“Gabimet janë normale, gjithkush mund të gaboj, mund të gabohet edhe këtu në proceverbal dhe të shkruhet ndonjë datë gabim”, tha Grainca.

E, në pjesën e dytë të kësaj seance gjyqësore, Haliti nuk mori shumë përgjigje në pyetjet e tij, meqë Grainca pothuajse në secilën pyetje tha se është përgjigjur më parë.

 Seanca e radhës u caktua për 1 tetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending