Connect with us

Ferizaj

Spitali i Ferizajt pajiset me dy respiratorë dhe një autoambulancë

Published

on

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vizituar sot spitalin e Ferizajt për të parë nga afër gjendjen në këtë institucion. Gjatë vizitës ai është informuar nga menaxhmenti i këtij institucioni për kapacitetet e spitalit lidhur me trajtimin e koronavirusit dhe menaxhimin që është duke u bërë me pandeminë.

Zemaj tha se kanë sjellë donacion për spitalin, duke njoftuar se do të shtojnë edhe numrin e mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Ferizajt, por edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ne dje në komunën e Ferizajt kemi sjellë një donacion të konsiderueshëm të masave dhe mjeteve mbrojtëse, sot kemi sjellë edhe një autoambulancë e cila na është dhënë donacion nga Komisioni Evropian, njëherit me rastin e ofrimit të decentralizimit të kapaciteteve tona në ofrim për Covid-19 kemi sjellë edhe dy respiratorë, ndërsa do të ofrojmë edhe një program të ngritjes së kapaciteteve humane edhe për punësimin e specialistëve të papunë, ku një pjesë  e konsiderueshme e këtyre nevojave duhet ta mbulojnë edhe spitalin rajonal të Ferizajt”,tha Zemaj.

Sa i përket ankesave të qytetarëve për moskryerjen e testeve për koronavirus përkundër paraqitjes së simptomave dhe kontakeve me të infektuarit, ministri i Shëndetësisë tha se kaq janë kapacitetet e Republikës së Kosovës, mirëpo theksoi se situata me teste do të përmirësohet pas licensimit të laboratorëve privat që do të bëhet këto ditë.

“Çdo ditë po japim këtë përgjigjje jo vetëm për qytetarët  e Ferizajt, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, janë kërkesa normale, janë ankesa që adresohen, por këto janë kushtet dhe rrethanat edhe kapacitetet e Republikës  së Kosovës të cilat po rriten në vazhdimësi. Jemi në rritjen e kapaciteteve edhe të testimeve kështu që edhe qendra rajonale e shëndetit publik do ta ketë laboratorin e vet për testime molekulare, gjatë këtyre dtëve do të fillojnë edhe laboratoret private të licensohen dhe kjo çështje të marrë kahje tjetër të zgjerimit të ofrimit me testime”, tha Zemaj.

Ndërkaq, drejtori i spitalit të Ferizajt u shpreh falënderues ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen që po i jep spitalit të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending