Lidhja Rajonale e Futbollit të Ferizajt së bashku me Federatën e Futbollit
të Kosovës organizuan sot ceremoninë për ndarjen e kupave për klubet kampione në kategoritë U13, U15 dhe U17.
Kampionët të cilët kishin trimfuar gjatë
sezonit ishin klubi i futbollit “Dinamo”, ai i “Vizioni”-it
dhe klubi i futbollit “Ferizaj”, të cilët sot edhe u shpërblyen me
kupa e medalje për suksesin e arritur.
“Sot i kemi thirrur për me ua nda nga një shpërblim kampionëve edhe
pse në gjysmë të kampionatit nuk ndahen shpërblime, por duke e parë situatën me
pandeminë vendosëm t’i shpërndajmë sot. Sot janë paraparë që klubi i
“Dinamos”, “Vizioni” dhe ”Ferizaj” që janë kampion të
marrin kupat dhe medalje”, tha Afrim Haliti,
kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt.
Trajnerët e klubeve triumfuese thanë
se këto medalje dhe kupa do të jenë motiv për lojtarët.
“Sot kemi marrë medalje dhe kupa për vendin e parë, për shkak të
pandemisë që u ndërpre kampionati ne kemi qenë në vend të parë dhe jemi
shpallur kamipon dhe sot Lidhja Rajonale e Futbollit po i shpërndanë mirënjohjet
për vendin e parë dhe të dytë, këto medalje janë të mira për lojtarë pasi
rrisin motivin për punë, për lojë e për gara, pasi kjo kohë është pak e
vështirë për fëmijë, por po shpresojmë
që në vjeshtë do t’i rikthehemi normalitetit”, tha Fatlum Hajrullahu, trajner i KF “Ferizaj” për pionerët.
“Është një motiv shtesë pasi
që marrë parasysh kohën e pandemisë e cila na ka neglizhuar punën dhe si
shpërblim që kemi qenë në vendin e parë në gara regjionale sot edhe jemi duke u
shpërblyer”, tha Vigan Shaqiri, trajner i KF
“Vizioni”.
“Çdo trajner po të ishte në pozitën tonë do ta ndjente vetën krenarë
dhe të lumtur, edhe ne sot kemi arsye të gëzohemi, pasi me punën që kemi bërë
kemi arritur ta realizojmë qëllimin si ekipi më i mirë në regjionin e Ferizajt
për U13”, tha
Fatos Ademi, trajner i KF
“Dinamo”.
Komiteti Ekzekutiv në Federatën e
Futbollit të Kosovës tashmë e ka shpallur të mbyllur ciklin garues 2019/20 për
grupmoshat e reja.