Connect with us

Ferizaj

LVV në Ferizaj ankohet për parregullsi në seancën e djeshme të KK

Published

on

Një ditë pas mbajtjes së seancës të Kuvendit Komunal të Ferizajt reaguan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke shprehur kritika për mbarëvajtjen e mbledhjes së djeshme, e cila u zhvillua në mënyrë virtuale.

Ky subjekt politik në Ferizaj thotë se kërkesa e tyre për shtyerje të seancës së djeshme nuk u mor parasysh me qëllim të kontrabandimit të disa propozim-vendimeve.

“Kjo seancë ishte skandaloze, ishte e tmerrshme dhe e cila duhet të përsëritet. Tek pika numër 7 e cila ka të bëj me dhënien në shfrytëzim për ndërtim të pronave komunale dhe kur e marrim arsyetimin e  asaj pike duket si një ese e shkurtër, më pas neni 2 dhe 3 janë dy nene që ua mundësojnë ndërtimin e egër edhe në prona të komunës shumë individëve, kemi parasysh rastin e objektit tek “Tefik Çanga”, kjo po bëhet për t’u legalizuar ai lloj krimi, po ashtu kjo rregullore është në kundërshtim me ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës ku bazuar në këtë ligj neni numër 8 procedurat e dhënies për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme komunale, pra nuk mund t’i jepet toka komunale investitorëve privat duke mos përfillur procedurat e bazuara në legjislaturat në fuqi”, tha Hyseni.

“Gjatë seancës së djeshme shumica e anëtarëve të Kuvendit kemi hasur në probleme teknike rreth diskutimeve të pikave të rendit të ditës dhe duke u bazuar në rëndësinë e disa prej tyre ne si Vetëvendosje kemi kërkuar që kjo seancë të shtyhet deri në plotësimine kushteve të favorshme për mbarëvajtjen e saj, kërkesë kjo  e cila u refuzua dhe nuk u mor parasysh nga udhëheqësit e Kuvendit Komunal me ç’rast rezultoi me lëshimin e seancës nga ne, nga kjo shpërfillje e kërkesës sonë shumë nga anëtarët e Kuvendit nuk arritëm diskutime konstruktive në pika të rëndësishme si ato të hartimit të akteve statutore juridike siç është rasti i statutit të Galerisë së Arteve” Ismail Rama”, ku Kuvendi Komunal nuk ka kompetencë të merret me këtë çështje pasi ato janë të rregulluara me ligje përkatëse”, tha Fitore Lipovica -Reshani.

Megjithatë, udhëheqësja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi, ka një tjetër arsyetim.

“Ne jemi bazuar në ligjin për procedurën e përgjithshme administrative të nenit 39, gjithashtu kemi shkuar në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale dhe rregullores së punës së Kuvendit. Seanca konsideroj  se ka qenë e rregullt, pasi  që është propozuar rendi i ditës ka kaluar me shumicë votash dhe është proceduar çdo pikë  e rendit të ditës ku ka qenë transparente edhe votimi i secilit ka pasur mundësi të shihet. Nëse për ata nuk ka qenë diçka në rregull unë besoj se ata kanë qenë një arsye nëse ka pasur probleme teknike pasi ata kanë qenë së bashku dhe kanë marrë fjalën nga 2-3 telefona dhe kanë shkaktu fonikë, ndërsa ata kanë kërkuar që të shtyhet edhe seanca, por me shumicë votash është miratuar të mbahet seanca dhe të procedohen pikat, kështu ne jemi bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale dhe rregulloren e punës së Kuvendit ku fillimisht votohet rendi i ditës i cili ka kaluar përmes KPF-së pastaj prej anëtarëve të Kuvendit veç e veç, kështu që rendi i ditës ka kaluar me 23 vota dhe nuk ka pas arsye të hedhet në rend dite që të shtyhet seanca, kështu që kjo ka qenë arsyeja pse s’ka dalë në rend dite propozimi i tyre“, tha Gashi-Bytyqi.

Dje, për herë të dytë Kuvendi i Ferizajt mbajti mbledhje online.

————-=

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending