Shoferët e taksive në Ferizaj kanë
shprehur pakënaqësi për mospërfshirje në Pakon Emërgjente Fiskale të
miratuar nga qeveria Kurti. Edhe pse kanë aplikuar që të jenë përfitues të
fondeve të kësaj pakoje, ata thonë se ende nuk e dinë se a do të ndodhë një
gjë e tillë, meqë në xhirollogaritë bankare nuk iu ka dalë asnjë cent.
“Që 5 vite punoj me taksi, jemi 5 anëtarë me taksi e
mbaj familjen, me të vërtet jemi të zhgënjyer, paguajmë rrymën, ujin e me qëndru
në shtëpi, nuk e di çfarë të themi edhe ne jemi të këtij vendi”, tha
Sabri Jaha, taksist.
“Afër 10 vite punoj taksist, 2
muaj s’kam punu hiç edhe u dashtë me na dhënë diçka por jo. Kemi aplikuar, por
nuk na kanë dalë ende, jemi duke prit, por po duket që s’ka asgjë për neve,
na kanë thënë me qëndru në shtëpi, ne me këtë mbesim gjallë dhe atë
mezi që bëjmë idare, shpenzime kemi, kredi kam hy me regjistru kerrin”,
tha Basri Qerimi, taksist.
“Ne kemi aplikuar për pakon
fiskale si tatimpagues që jemi, por ne jemi të anashkaluar nga kjo pako dhe
është një padrejtësi që na është bërë neve. Ne me vendim të kryetarit
të komunës e kemi ndalë punën dhe e kemi respektuar atë vendim dhe nuk kemi
punuar, ne kërkojmë që të sqarohet çështja jonë se edhe ne kemi aplikuar
për këtë pako fiskale”, tha Mërgim Sadriu.
Këta shoferë të taksive thonë se
përkundër që kanë filluar punën, nuk janë duke pasur të hyra.
“Që tri ditë kemi filluar hala
2 euro nuk i kam marrë”, tha Jaha.
“Punë nuk është duke pas hiç, me thënë të drejtën me
2-3 euro tërë ditën jemi duke e
kaluar, nuk ka punë”,tha Qerimi.
Shoferët e taksive në Ferizaj
kërkuan që nëse nuk ndihmohen përmes Pakos Fiskale të qeverisë, atyre t’iu
bëjë një zgjidhje qeveria lokale.