Në një intervistë ekskluzive për emisionin “State of the Union” të CNN-it, ish-sekretari i shtetit të SHBA-ve, gjenerali Colin Powell u shpreh se më 3 nëntor, ai do ta votojë kandidatin demokrat Joe Biden për President të ardhshëm të SHBA-ve. Në këtë paraqitje televizive, gjenerali Powell ndër të tjera theksoi se “ne kemi kushtetutë, të cilën duhet ta respektojmë, ndërsa presidenti ynë është duke u larguar nga ajo”. “Njerëzit po e kuptojnë se Trump është i rrezikshëm për vendin tonë”- u shpreh Powell.
Në vazhdim po i publikojmë
disa thekse nga intervista e tij:
“Pajtohem me deklarimet
e Gjeneralit Matis, shikoni si presidenti ynë po synon të na përçajë: “T’i
harrojmë emigrantët, ta vendosim barrierën me Meksikë. Harrojeni këtë, ta bëjmë
këtë”
Ai po na fyen nëpër botë. Ai është bërë sulmues i aletaëve tanë, ai nuk po e merr parasysh se cila është politika jonë e jashtme, dhe tani ajo po ndikohet nga veprimet e tij. Pajtohem me gjeneralin Allen dhe me të gjithë ish-kolegët e mi;
Mos harroni, janë bërë 25 vite që kur kam dalur nga ushtria, dhe i shikoj të gjithë ata nga afër, sepse asokohe ishin nën-oficerë kur unë e lashë shërbimin. Mburrem me veprimet e tyre, mburrem se e kanë marrë përsipër rrezikun, që të flasin me sinqeritet, për tua thënë të vërtetën atyre që nuk po e flasin atë.”
“Jemi në një pikë të kthesës. Partia Republikane dhe Presidenti e menduan se mund të jenë imun, dhe të flasin çfarëdo që ua pret mendja. Aq më keq që kongresi vetëm po qëndron në vend, dhe në asnjë formë nuk i rezistoi veprimeve të Presidentit. Një fjalë që duhet ta përdor për punën e tij gjatë këtyre viteve, është fjalë që kur nuk do ta përdorja më herët, kurrë nuk do ta përdorja për 4 presidentët e kaluar për të cilët kam punuar. Ai po rren! Ai po për rren për gjëra të ndryshme. Dhe po i shkrepë, sepse njërëzit nuk po i kërkojnë llogari.
Gjenerali 83 vjeçar Colin Powell është republikan dhe ka qenë sekretar i shtetit në administratën e Presidentit George W. Bush nga viti 2001 deri më 2005, ndërsa në perudhën 1989 -1993 ka kryer detyrën e shefit të shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane.
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.
Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.
Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.
Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.
Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.
Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.
Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023