Connect with us

Arsim

Hapen çerdhet në Ferizaj

Published

on

Nga sot ka nisur faza e tretë e masave lehtësuese sa i përket pandemisë Covid-19.
Në ditën që u dedikohet fëmijëve, të vegjëlit sot u janë rikthyer kopshteve pas afër 3 muajsh të mbyllur në shtëpi.
Edhe pse në numër të vogël, në çerdhen publike “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj, sot kishin shkuar fëmijë.
Drejtoresha e këtij institucioni, Azemine Aliu, tha se për hapjen e çerdheve janë lajmëruar shumë vonë, por se përgatitjet e duhura i kishin bërë më herët.


“Sot dita ka qenë me stres pasi informacionet i kemi marrë shumë vonë, edhe pse para disa ditëve çerdhja për nga ana e higjienës, dezinfektimit, pastërtisë e mjeteve higjienike isha e gatshme. Në udhëzues shkruan edhe për mbulojat e fëmijëve dhe ato janë të pastruara, të hekurosa, gjithçka ishte në rregull për nga ana e stafit, unë isha siguruar që i gjithë stafi janë mirë me shëndet, poashtu edhe nga ana e prindërve të fëmijëve kisha informacione se në të gjitha familjet e fëmjëve që janë në kopshtin tonë janë të gjithë në gjendje të mirë dhe nuk janë të prekur me Covid dhe kjo ma lehtësoi punën mua shumë”, tha Aliu.


Aliu thotë se do të kenë kujdes të shtuar për të zbatuar rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi dhe atë duke i inkorporuar në plan-programe.


“Do të bëjmë lojëra në hapësirë ku do të bëjmë rrethe dhe kështu do bëhet edhe lojë, por edhe distanca do të ruhet, dritaret kanë me u hap shumë shpesh dhe fëmijëve do t’ua sqarojmë pse po hapen dritaret, do t’iu tregojmë mos të bëjnë përqafime, por të përshëndeten në mënyrë tjetër, e shumë masa të tjera të cilat do t’i zbatojmë përmes lojërave”, tha Aliu.


Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj thonë se javën e kaluar kanë bërë përgatitjet e nevojshme për hapjen e çerdheve publike.


“Në bazë të njoftimit që kemi marrë dje nga Ministria e Shëndetësisë përmes mediave dhe pak më vonë kemi marrë edhe një udhëzues nga Ministria e Arsimit lidhur me hapjen e çerdheve dhe përgatitjet e tyre dhe fatmirësisht komuna e Ferizajt ka bërë përgatitjen e nevojshme si dezinfektimin e tyre, pastrimin e tyre gjeneral javën që shkoi dhe ishim të gatshëm për hapjen e tyre. Ne kemi kontaktuar drejtoreshat e çerdheve dhe sot çerdhja publike ka filluar punën, ndërsa kopshti “Engjëlli” pritet të filloj nesër për shkak të disa ndërhyrjeve të tjera që kanë qenë duke u bërë, ndërsa për çerdhet private kemi informacione se disa kanë filluar dhe disa jo, por e rëndësishme është që çerdhet në Ferizaj janë të gatshme për t’i pritur fëmijët”,tha Llabjani.


Pas hapjes së çerdheve publike dhe atyre private, nga data 8 qershor deri më 19 qershor do të bëhet edhe kthimi i klasëve të nënta nëpër shkolla ku dhe është paraparë të organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor, ndërsa nga data 15 qershor deri më 30 qershor do të bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla të cilat edhe do t’i nënshtrohen testit të maturës më 4 korrik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending