Connect with us

Ferizaj

Hapen restorantet dhe kafeteritë në Ferizaj

Published

on

Sot ka filluar të zbatohet faza e dytë e lehtësimit të masave për rikthim në normalitet pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Në këtë fazë është përfshirë edhe hapja e kafeterive dhe e restoranteve në formën “Merre me vete”.

Pas dy muaj mbyllje të plotë, sot nisi punën edhe restorant “Ballkani”. Rikthimit në punë iu gëzuan punëtorët e këtij biznesi.
Arben Vishi, i cili është i punësuar në këtë restorant, thotë se mezi ka pritur që të rinisë punën.


“Për fat të mirë nga sot veç filluam pas dy muajve. Ta them të drejtën u gëzuam shumë pasi ne kemi nevojë me punu, por edhe klientët na kanë thirrë vazhdimisht, por falë Zotit po duket se jemi në fund të pandemisë dhe do t’i përmbahemi çdo rekomandimi deri në hapjen totale që do të bëhet”, tha Vishi.

Sa i përket shërbimit “Merre me Vete”, Vishi thotë se do të jetë sfidues, por edhe një eksperiencë e re.

“Është pak i vështirë ky shërbim krahasuar me atë që kemi punuar gjatë ditëve normale, por pasi filluam sot është mirë që së paku bizneset që janë afër me pas mundësi me ardhë me marr me vete ushqimin. Po na vjen pak interesant, por kjo pandemi ka pasur edhe anën e saj pozitive, kemi kaluar më shumë kohë me familje dhe ishte një eksperiencë në vete”, tha Vishi.


Për t’iu përmbajtur rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në hyrje të restorantit janë vendosur dezinfektues për klientët. Përveç kësaj, Vishi tha se ambientet e restorantit po dezinfektohen pas çdo hyrje dhe dalje të klientëve.


“Jemi pajisur me dezinfektues, kemi dezinfektues për tavolina dhe karrige dhe dezinfektues që është adekuat për duar, kemi maskat, dorëzat, por kujdesi më i shtuar është në kuzhinë, edhe pse gjithmonë ka qenë kujdesi në kuzhinë”, tha Vishi.

Përveç kafeneve dhe restoranteve, nga sot janë rihapuar edhe floktarët dhe sallonet e bukurisë, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregjet e gjelbra, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe galeritë dhe muzetë.

Të gjitha këto biznese pa qytetarë nuk mund të funksionojnë, e këta të fundit nga sot mund të dalin dy herë në ditë nga 2 orë, sipas shifrës së parafundit në numrin e kartës së identitetit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending