Connect with us

Ferizaj

KBI në Ferizaj uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Published

on

Besimtarët mysliman këtë vit muajin e shenjtë të Ramazanit do ta nisin më ndryshe se herave të tjera, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19.

Shumë ceremoni fetare këtë vit do të jenë të kufizuara për shkak të masave që kanë vendosur institucionet shëndetësore të vendit me qëllim të parandalimit të pandemisë.


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, Fehmi Mehmeti, duke uruar nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit kërkoi nga besimtarët që të bëjnë durim dhe të respektojnë masat që kanë vendosur institucionet.


“Nesër është dita e parë e muajit Ramazan, muajit të shpresës, faljes dhe mëshirës, por këtë muaj Ramazani po na gjenë ndryshe, me xhami të mbyllura, me qaben e bekuar të mbyllur. Tani duhet të përballemi me një situatë të imponuar, me këtë rast unë ju ftoj për durim e respektim të masave që dalin nga udhëheqësit tanë, sepse kjo është për të mirën tonë”, tha Mehmeti.


Ndërkaq, sekretari i KBI-së në Ferizaj, Lutfi Halili, tha se të gjitha organizimet përfshirë edhe falja e taravive këtë vit nuk do të bëhet në xhami.


“Bashkësia Islame si çdo vit është e përgatitur, mirëpo fatkeqësisht obligimet që i ka besimtari gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit këtë vit janë të cunguara për shkak të pandemisë, prandaj edhe si çdo institucion tjetër edhe ne prej muajit të kaluar të gjitha xhamitë i kemi mbyllur dhe aktivitetet janë të mangëta. Edhe tek ne nuk mund të kryehen ceremonitë fetare sikurse janë falja e namazit të taravisë dhe aktivitetet e tjera, pra secili prej nesh këto t’i kryej në shtëpi, prandaj edhe ne si KBI e kemi këtë apel që të qëndrohet në shtëpi, secili adhurim, secili ibadet të kryhet në shtëpi jo në xhami”, tha Halili.


Si masë mbrojtëse nga koronavirusi, qytetarët po përdorin dezinfektues me përbërje alkooli. Halili tha se ky alkool është alkool medicional dhe nuk është i ndaluar për besimtarët andaj nuk paraqet problem për agjërim.

“Islami qysh herët e ka cituar punën e pastërtisë, krijuesi i do pastëritë. Islami e ka bërë obligim që të pastrohet trupi, dezinfektimi i alkoolit lejohet, ky nuk është alkool, por është alkool medicional i cili lejohet të përdoret”, tha Halili.


Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit Këshilli i Bashkësisë Islame përmes shoqatës “Berqeti”, ka nisur të bëjë shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, ku u tha se ndihma do të shpërndahen gjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Mbledhja komemorative për gazetarin Sylejman Shaqiri mbahet sot nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Lajmi u bë i njohur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shaqiri ka qenë një figurë e rëndësishme në gazetarinë kosovare për dekada me radhë. Karrierën e tij e nisi në fillim të viteve ’80 në Radio Ferizaj, ku ushtroi detyrën e kryeredaktorit dhe drejtorit.

Më pas, ai vazhdoi punën në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së në vitet ’90, Shaqiri dha kontribut të rëndësishëm në informimin e popullatës në Kosovë përmes valëve të radio Zagrebit dhe Radio Tiranës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shaqiri vazhdoi me angazhim në gazetari, fillimisht në Radio Ferizaj dhe Radio Tema, e më pas  mori pozita udhëheqëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm.

Shaqiri lë pas një trashëgimi të rëndësishme profesionale dhe një kontribut të pazëvendësueshëm për gazetarinë në vend.

Në nderim jetës dhe veprës së tij, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, do të mbajnë sot (19.04.2025) mbledhje komemorative me fillim nga 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Trending