Connect with us

Ferizaj

5 mijë persona aplikojnë për asistencën mujore

Published

on

Afër 5 mijë qytetarë kanë aplikuar si të papunë në Zyrën për Punësim në Ferizaj, si parakusht për përfitimin e shumës prej 130 eurove për periudhën prill-qershor, e cila parashihet në Pakon Emergjente Fiskale.


Drejtori i Zyrës për Punësim në Ferizaj Naim Gashi, tha të drejtën e përfitimit të kësaj pagese e kanë familjet të cilat nuk e kanë asnjë të punësuar në sektorin publik dhe privat.


”Ka pasur mijëra kërkesa për t’u regjistruar si të papunë këtu, është një keqpkuptim te qytetarët, sepse ata po mendojnë se duhet të regjistrohen e tërë familja. Sipas Pakos Emergjente, Ministria e Financave ka bërë të ditur se aplikimet mund të bëhen në secilën komunë tek zyra e socialit, mirëpo si parakusht për të qenë përfitues nga Pakoja Fiskale duhet të jenë të papunë në Zyrën e Punësimit, kështu qytetarët duhet të mbushin dy aplikacione nëse nuk janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit dhe më pastaj të shkojnë tek zyra e socialit ose të bëjnë aplikimin online në Minstrinë e Financave për të qenë përfitues nga kjo pako që është për 3 muaj. Qytetarët nuk janë duke kuptuar se kush është përfitues, ka pyetje të ndryshme, por kjo pako është e dedikuar vetëm për ato familje të cilat anëtarët e saj nuk kanë të hyra të tjera”, tha Gashi.

Gashi tha se mënyra e aplikimit është shumë e lehtë, por që rastet sociale po kanë telashe ta mbushin aplikacionin.


“Është shumë e lehtë për të aplikuar, por kjo kategori që ka nevojë për këtë pako është një kategori pa shkollim dhe e kanë të vështirë të aplikojnë online pasi nuk kanë e-mail adresa, nuk dinë të aplikojnë, nuk dinë shkrim e lexim dhe po është shumë problem, prandaj duhet t’u dalim në ndihmë, më vjen shumë keq dhe mundohem që çdokujt t’i ndihmoj përmes telefonit që të përfitojnë me të vërtetë ata që kanë nevojë”, tha Gashi.

Gashi tha se personat të cilët kanë qenë të regjistruar më parë në Zyrën e Punësimit nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri, por direkt të plotësojnë aplikacionin online në Ministrinë e Financave dhe atë ta dërgojnë në zyrën e Qendrës për Punë Sociale.

Afati për të aplikuar është deri më 15 maj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending