Connect with us

Kosovë

“Ballkan Petrol” dhuron 4200 litra alkool për QKUK dhe QKMF në 15 komuna

Published

on

Kompania për prodhimin e vajrave motorike “Ballkan Petrol” nga Ferizaj, ka dhuruar dje dhe sot 4200 litra të alkoolit medicinal me vlerë të tregut rreth 21 mijë euro për nevojat e QKUK-së dhe për qendrat e kujdesit primar në 15 komuna të Kosovës, të cilat kanë më së shumëti  raste të të prekurve nga virusi SARS CoV-2.  Vlen të theksohet se QKMF e Ferizajt nga kjo kompani e pranoi sot një donacion të 1000 litrave etanol të pastër për dezinfektim personal dhe të hapësirave.

Me rastin e pranimit të alkolit dezinfektues në bazën e fabrikës “Primoil” të Ferizajt,  ekipeve të kujdesit primar nga komunat e Kosovës poashtu iu dhuruan edhe pajisje personale mbrojtëse (maska, dorëza, mantelë dhe kalaçe) të cilat ishin donacion i një rrjeti të bizneseve të vogla Kosovare, në vlerë mbi 6100  Euro.

QKMF – Gjakovë
QKMF Viti
QKMF Kamenicë
Pajisjet mbrojtëse personale (PPE)
Maskat mbrojtëse

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Pritja në Merdar rreth 4 orë kurse tek Dheu i Bardhë pritet rreth 1 orë

Published

on

Pritjet e veturave për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar zgjasin deri në 4 orë .

Në informacionin e përditësuar të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se kolona e automjeteve në këtë pikë është e gjatë rreth 2 kilometra.

Sipas këtyre të dhënave, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin rreth një orë, ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Continue Reading

Kosovë

Mbi 90 mijë të regjistruar për votim nga mërgata

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë 27 dhjetorit dhe më pas KQZ-ja do të ketë një raport përfundimtar për numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt 2025, shtetasit e Kosovës jashtë vendit do të mund të votojnë përmes 22 kutive postare në shtete të ndryshme por edhe në ambasada dhe konsullata të Kosovës, pasi votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë për herë të parë janë përfshirë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata janë rreth 550 mijë persona.

Continue Reading

Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit (Mpox)

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Laboratorin e Mikrobiologjisë është konfirmuar një rast i infektimit me Li të Majmunëve (Mpox).

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Gjendja shëndetësore e pacientit është  stabile derisa IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

“IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, sepse personat që preken nga Mpox-i zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht. Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Trending