Connect with us

Ferizaj

Aliu: Kapacitetet e kufizuara policore po pamundësojnë menaxhimin e zonave të karantinuara

Published

on

Masat e reja të vendosura në nivel vendi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë filluar të zbatohen edhe në komunën e Ferizajt. Gjatë ditës së sotme nëpër rrugët e Ferizajt u pa një numër i vogël i qytetarëve.
Megjithatë, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, shprehet i shqetësuar me masat që në vazhdimësi janë duke u ndërmarrë e të cilat, sipas tij, po krijojnë më shumë panik tek qytetarët.


Aliu shprehu brengën edhe për menaxhimin jo të duhur të zonave të shpallura të karantinuara, për shkak te mungesës së kapaciteteve policore.


“Qytetari i Ferizajt dhe gjithë qytetarët e Kosovës janë në ndjenjë paniku dhe kur kjo ndjenjë shoqërohet me shumë informata, me shumë masa, veprime e vendime që shtë paksa i ngarkuar me këto llojshmëri masash, unë mendoj se preokupimi i të gjithëve është që të ketë një vijimësi të të gjithëve dhe të ngulitetet në kokën e qytetarëve që të dinë se këto janë masat dhe të respektohen, prandaj dhe reagimi i kryetarëve të komunave ka qenë në këtë kontekst, si do të zbatohen masat e tilla, si do ta menaxhojmë ne situatën në Ferizaj kur një varg masash të tilla kërkojnë edhe involvimin e Policisë. A ka kapacitet që Polica të përballet me këto masa dhe unë jam i bindur që nuk ka dhe Polica nuk mund të jetë dalëzotëse e këtyre vendimeve, lehtë është të merret një vendim në Prishtinë, por si implementohet ai në terren, për këtë duhet pasur një analizë. Unë shpreha shqetësim se karantina tani është duke dalur se është e panevojshme për Ferizajn, pasi nuk është duke mundur me u menaxhu me kapacitetet aktuale që ka Policia. Kemi informata se në pikat ku janë Policia shpesh ka devijime apo shfrytëzim të rrugëve kolaterale dhe është e pamundur që policia t’i mbyllë të gjitha ato rrugë”, tha Aliu.


Aliu tha se numri i personave që kanë pasur kontakt me të infektuarit me Covid-19 është mjaftë i madh, mirëpo jo çdo person kontakti ka dalë pozitiv.


“Lista është me qindra, por kjo nuk do duhej të paraqesë panik, jo çdo i kontaktuar është pozitiv, por ne me qëllim të dhënies më shumë siguri e kemi zgjeruar këtë listë në mënyrë që ajo të shërbej si parandalim ndaj daljes së dikujt që potencialisht është pozitiv dhe që mos të dalë. Ne në vazhdimësi kemi kontakt me Institutin, por është e pamundur që të gjitha kontakteve t’u merren mostrat, por ne jemi në kontakt me ta, i marrim gjendjet e tyre dhe mbi gjendjen e tyre ne i marrim mostrat. Shembull është mbrëmë i kemi pasur dy raste në Slivovë ku babë e bijë kanë shprehur simptoma dhe brenda 30 minutave i kemi dërguar në Klinikën Infektive dhe sot jemi në pritje të rezultateve, pra jemi duke pritur simptomat e reagimet e të kontaktuarve e më pas të reagojmë”, tha Aliu.


Në Ferizaj numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 57, shumica nga ta janë punëtorë të kampit ”Bondsteel” të cilët kanë pasur kontakt me të ndjerin nga fshati Sazli i Ferizajt, i cili pasi ka ndërruar jetë është konstatuar se ka qenë i infektuar me koronavirus.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e 4 personave në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji F.I. që dyshohet se sulmoi dhe theri me thikë katër persona në Ferizaj.

I dyshuari ishte dorëzuar në polici të martën, duke e pranuar sulmin ku si pasojë në mesin e të plagosurve ishin edhe dy fëmijë të moshave 10 dhe 14-vjeçare .

Prokuroria ka thënë se i dyshuari i sulmoi viktimat shkaku i përkatësive etnike pasi që të katër të plagosurit janë të komunitetit RAE.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 Nëntor 2024, rreth orës 15:30 minuta, në rrugën “Rifat Berisha “ në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, i pandehuri F.I., ka tentuar t’i privojë nga jeta  dy të mitura, pjesëtarë të komunitetit RAE.

I poandehuri i sulmon ato nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Më tej, Prokuroria thotë se i pandehuri F.I., me datë të njëjtë rreth orës 15:05 minuta në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin N.M., derisa ai ishte duke hyrë në një lokal.

I pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas, rreth orës 15:53 minuta, në rrugën “Halim Spahiu” në Ferizaj, i pandehuri sulmon edhe të dëmtuarin E.A., duke tentuar të privoj nga jeta, duke e goditur me thikë nga mbrapa, në pjesën e shpatullave, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këto sulme dhe plagosje, i pandehuri dyshohet se ka kryer në vazhdimësi veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Continue Reading

Trending