Connect with us

Arsim

Mësimi online tani obligativ

Published

on

Nga 23 marsi në Kosovë ka nisur të mbahet mësimi online. Këtë formë të mësimit po e praktikojnë edhe mësimdhënësit dhe nxënësit e Ferizajt. Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, thotë se përqindja e ndjekjes së mësimit online nga ana e nxënësve është 82.6%.


Drejtori i kësaj drejtorie në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se mësimdhënësit janë duke praktikuar mënyra të ndryshme për të komunikuar me nxënësit, por më së shumti është duke u përdorur platforma zoom.


“Deri më tani nga niveli 1-9 kemi një raportim të shkollave dhe nga ajo që kanë sjellur kemi parë se mësimi është zhvilluar kryesisht në lëndët e përgjithshme. Në nivelin 1-5 kemi gjuhë shqipe dhe matematikë të fokusuar, ndërsa në nvielin 9 kemi gjuhë shqipe, matematikë, kimi, biologji, histori, gjeografi, TIK. Është lajmëruar se në këtë javë do të zhvillohet mësimi online në RTK 1dhe 4 ku do të zhvillohet nga klasa 1-9, aty kemi marrë edhe një orar se si do të mbahet ky mësim dhe në përgjithësi do të arrijmë një realizim sa më të mirë të këtij planprogrami mësimor. Kurse përfshirja e nxënësve në të dy nivelet ka rezultuar të jetë 82.6%, por po besojmë se është në rritje e sipër numri i nxënësve varësisht nga shkollat se si i kanë qasur nxënësit, kurse platformën që kanë ndejekur është google mit, google classroom, rrjete sociale, por edhe një program zoom, por në përgjithësi janë këto programe”, tha Llabjani.


Llabjani tha se tani procesi mësimor nga distanca është obligativ dhe duhet të vazhdohet me njësi mësimore aty ku kanë mbetur.


“Po besojmë që brenda këtyre dy dite do ta kemi një takim online me drejtorë dhe aty do t’i njoftojmë se tani mësimi është obligativ dhe niveli 1-9 është i obliguar të mbaj mësimin ashtu siç është mbajtur në shkolla dhe jemi obliguar nga ministria që ta bëjmë këtë mësim, por në të njëjtën kohë jemi paralajmëruar se do të kemi formularë të vlerësimit të nxënësve. Në këtë takim që do ta zhvillojmë do t’ua bëjmë të qartë drejtorëve se mësimi është obligativ dhe duhet të krijojnë mundësi dhe të gjejnë forma për t’i angazhuar të gjithë nxënësit”, tha Llabjani.


Derisa shkollat po mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të zhvilluar procesin mësimor nga distanca, shkolla profesionale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ka krijuar një ëeb faqe, në të cilën mësimdhënësit e të gjitha lëndëve pasi të përgatisin njësinë mësimore, ua plasojnë nxënësve në këtë portal. Drejtori i i kësaj shkolle Abdullah Imeri, tha se e mira e këtij programi është se mund të masin interesimin e nxënësve.


“Ne si shkollë kemi përgatitur një ëeb faqe të shkollës që realisht është një portal, në faqe kemi ndarë të gjitha lëndët dhe të gjithë mësimdhënësit janë angazhuar që në bazë të planprogramit temat që kanë mbetur të pazhvilluara të punohen dhe i dërgojnë në ëeb-faqen e shkollës në rubrikën e caktuar të lëndës. Shkollat profesionale e kanë problem se nuk kanë libra dhe pas publikimit të temave të gjithë kujdestarët e klasave kanë formuar grupe në rrjete sociale dhe kontaktojnë me ta dhe ata sqarohen aty, testojnë nxënësit dhe i udhëzojnë që të lexojnë temën në ëeb dhe në bazë të statistikave që po i përcjellim ka qenë një interesim shumë i madh, që është çudi që gati se i kemi të gjithë nxënësit online”, tha Imeri.


Më 11 mars Qeveria e Kosovës mori vendim që t’i mbyllë shkollat për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19, ku pas disa dite Ministria e Arsimit mori vendim që mësimi të zhvillohet nga distanca, e kjo pritet se do të vazhdoj për një kohë të pacaktuar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending