Connect with us

Botë

Apostolova e BE-së ia “flet” Kosovës 160 Milion Euro për tejkalim të krizës

Published

on

E dërguara e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, përmes një postimi në Twitter, ka bërë te ditur se Unioni Evropian  ka shprehur gaditshmërinë që ta ndihmojë Kosovën me fonde deri në 160 milion EUR gjatë periudhës 2-6 mujore, me ndihma makro-financiare, buxhetore dhe grante nga programi IPA, drejtuar për rimëkëmbjen e sektorit privat, bujqësisë, si dhe për zvogëlim të varfërisë.

Këtë postim Apstolova e kishte bërë pas një telekonferencë të saj me ministrat në detyrë Besnik Bislimi dhe Rozeta Hajdari.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Trending