Gazeta prestigjioze amerikane BOSTON GLOBE, ka publikuar editorialin e bordit të saj redaktues, në të cilin kritikohet administrata amerikane për përgjigjen e saj ndaj pandemisë COVID-19. Me autorizim nga BOSTON GLOBE MEDIA, ne po e publikojmë në tërësi.
Bordi Redaktues
Shumë nga vuajtjet dhe vdekjet në ardhje ishin të parandalueshme. Presidenti i ka duart e gjakosura.
Copat po bien; qendra nuk mund ta përballojë” shkroi
W.B. Yeats në vitin 1919. Një shekull më
vonë, u bë e qartë: Epiqendra nuk mund ta përballojë. Vendimet katastrofike të
Shtëpisë së Bardhë e kanë dënuar vendin më të pasur në botë me një sezonë të vuajtjeve
të papërshkruara.
Shtetet e Bashkuara, një udhërrëfyes i kahmotshëm i progresit
shkencor dhe inovacioneve në mjekësi, me
institucione dhe spitale të veta të klasit botëror, tash janë shndërruar në nyje të një pandemie
globale që ka sëmurë të paktën 745,000 njerëz dhe tashmë u ka marrë jetën më
shumë se 35,000 vetave në gjithë botën.
Tani që numri i rasteve të konfirmuara në Shtetet e
Bashkuara me COVID -19 mbi 140,000 – ka tejkaluar atë të shumë vendeve të
tjera, amerikanëve u është shkruar që gjatë javëve në vazhdim, të shohin se si po
u sëmuren anëtarët e familjeve dhe miqtë e tyre, të kenë frikë për fatin e vetvetes
duke parë rritjen e numrit të viktimave.
Gjersa përhapja e koronavirusit të ri ka qenë agresive në të gjithë botën, goditjen e rëndë që do ta pësojnë Shtetet e Bashkuara, kemi mundur ta parandalojmë. Kur populli amerikan po mbërthehet për më të keqen e kësaj krize, ia vlen ta kujtojmë se shtrirja e virusit këtu nuk i atribuohet ndonjë akti të Zotit ose një okupimi nga jashtë, por një dështimi kolosal të lidershipit tonë.
Epidemisë që pat nisur në Kinë i nevojitej një Shtëpi e
Bardhë e cila do të mund të vepronte me nguti dhe me kompetencë për të mbrojtur
shëndetin publik, duke qenë e informuar nga shkenca dhe e udhëhequr nga
dhembshuria si dhe shërbimi për publikun. Asaj i duhej një administratë e cila
do t’i shpërndante shpejt testet e besueshme në të gjithë vendin, që të izoloheshin
rastet, të përcilleshin gjurmët dhe të ndalej përhapja e virusit, siç e bëri në
mënyrë efektive Koreja e Jugut, por edhe që të prodhoheshin e të shpërndaheshin furnizime të vogla për
shëndetësinë në tërë vendin.
Për të, nevojitej të ishte një president i Shteteve të
Bashkuara që jep mesazhe të qarta, të
qëndrueshme e shkencërisht të arsyetuara lidhur me gjendjen e epidemisë dhe për
zgjidhjet e nevojshme, ai i cili do t’ju ofronte qytetarëve siguri në kohë të
frikshme, dhe që do i udhëzonte qytetet dhe shtetet në mënyrë të vazhdueshme.
Ajo e kërkonte një lider i cili do ta vënte në rend të parë
mirëqenien e vendit, para përfitimeve afatshkurtra nga bursa apo para perspektivës
së tij për tu rizgjedhur, dhe i cili do të punonte me vendet e tjera për ta frenuar
valën e rasteve të COVID-19 në gjithë botën.
Në të vërtetë, e kemi një president të mposhtur nga pandemia
globale në dimensione epike. Një
president, i cili në fund të janarit, kur u konfirmua rasti i parë me koronavirus
në Shtetet e Bashkuara, e minimizonte rrezikun dhe këmbëngulte se çdo gjë ishte
nën kontroll.
Një president i cili,
në vend se që me këmbëngulësi t’i testonte të gjithë ata që ishin ekspozuar
ndaj virusit, deklaroi se s’do ta preferonte zbritjen në breg të pasagjerëve nga
një anije e infektuar, vetëm e vetëm për ta mbajtur (artificialisht) të ulët numrin
e rasteve në vend.
Një president i cili në vazhdimësi, me mosbesimin e tij dhe me
përbuzjen e fakteve shkencore, e ka vënë në lajthitje publikun me ato barnat e
paprovuara për COVID-19, dhe i cili, javën e kaluar, bëhej me pishman nëse
vendi do ta përmbyllte distancimin
shoqëror në Pashkë, e më vonë, të shtunën,
nëse do ta vendoste New York-un, New Jersey-in dhe Connecticut-in në karantinë.
Një president i cili
është zotuar se do ta mbikëqyrë ndihmën e dedikuar për korporata, nga pakoja e
fundit e përkrahjes në vlerë prej 500 miliardë dollarësh, një pjesë e së cilës
do të derdhet në industrinë e udhëtimeve, ku investohet në familjen e tij.
Një president i cili ditëve të fundit, në një konferencë
shtypi, e shpenzoi një pjesë të mirë të kohës duke u ankuar se sa e vështirë qenkash
që një pasanik të shërbente në Shtëpinë e Bardhë, në kohën kur amerikanët
kishin filluar ta humbnin punën, kujdesin shëndetësor dhe jetën e tyre.
Një president i cili e ka forcuar stigmatizimin racial duke
e quajtur epideminë si një “virus kinez”, dhe i cili nuk arriti të krijojë
bashkëpunim adekuat me vendet të tjera, që ato ta lokalizonin epideminë dhe që kësaj
sëmundjeje t’i bëhej një studim.
Një president i cili i shmanget përgjegjësisë dhe i cili nuk
e njeh, e lëre më ta pranojë autorsinë e së të vërtetës së hidhur nga dëshmia e
shkencëtarit Dr. Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit: se kohëzgjatja
e testimeve në vend ishte “gjë e dështuar”.
Koha është faktori kyç në përgjigje ndaj pandemisë: Mund ta shndërrojë
atë në një shpërthim të lokalizuar që zgjatë ca javë, apo në një epidemi të
pakontrollueshme që prekë me miliona njerëz.
Administrata e Trumpit ka bërë gabime kritike gjatë dy
muajve të fundit, fillimisht duke vendosur që ta zhvillojë testin e vet diagnostik,
i cili më pas dështoi, në vend se ta
miratonte testin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë – një veprim që
gjunjëzoi përgjigjen amerikane ndaj koronavirusit, e që sipas vlerësimit të
ekspertëve të shëndetit publik, do të kushtojë me jetën e mijëra, nëse jo qindra mijëra amerikanëve.
Në vend se, siç pritej, të bënte përpjekje për një mobilizim
federal, që me shpejtësi të shpërndaheshin veshjet e nevojshme, maskat dhe respiratorët
për spitalet e pajisura dobët, për mjekët dhe infermierët anembanë vendit, të
cilët u lanë të pambrojtur gjatë trajtimit të pacientëve që po shtoheshin në
numër, administrata ishte e zënë për t’i mundur me çmim shtetet individuale (përfshirë
këtu edhe shtetin Masaçusets) gjatë përpjekjeve të tyre për të blerë materiale
shëndetësore.
Ajo shkoi zvarrë derisa u thirr në Ligjin e Prodhimit të
Mbrojtjes, në mënyrë që respiratorët dhe maskat në mungesë por shumë të
kërkuara, të nisin së prodhuari, e që tu
shpërndaheshin spitaleve në mbarë vendin, kur ato po ballafaqohen me pikun
e ciklit të kësaj epidemie.
Ajo i la guvernatorët dhe kryetarët e komunave në lloç, të
cilët po i përgjërohen për ndihmë.
Muaj të tërë, të cilët kjo administratë i humbi me përgënjeshtrime të rrezikut, e pastaj me gabimet vijues në hapa, krijuan eksponencialisht më shumë raste me COVID-19 se sa që ishin të nevojshme. Me fjalë të tjera, presidenti i ka duart e gjakosura.
Nuk është e tepërt që amerikanët të kërkojnë nga udhëheqësit
e tyre kompetencë, dhe që të informohen për përgjigjen ndaj një krize të përmasave
historike.
Përkundrazi, ata e kanë një Shtëpi të Bardhë të shëmtuar nga
korrupsioni dhe paaftësia, e cila me mesazhe të përziera i turbullon bursat dhe
atyre ua shkund sigurinë.
Në vend të
dhembshurisë dhe qartësisë, Presidenti, në fjalimet e tij gati të përditshme drejtuar
kombit, portretizon vrazhdësi, kujdes për veten dhe mungesë të orientimit.
Duke rrapëlluar me barna të paverifikuara dhe me karantina
të mundshme para publikut, sikur të ishte në ndonjë reality show me
egzibicione, ai më shumë të shqetëson se
sa që të ofron siguri. Pandemia po na
flet se tiparet më të këqija të kësaj presidence nuk janë thjesht vetëm një ushqim
për komeditë e mbrëmjes në TV; ato po na kushtojnë me jetë, me mirëqenie dhe me
shëndet të mendjes kolektive.
Shumë pika kyçe të vendimmarrjes në këtë krizë tashmë i kemi prapa shpine, mirëpo ende kemi të tjera në dukje. Për hir të vetes sonë, çdo amerikan duhet të shpresojë për një mrekulli të kthesës – dhe se strategjia shumë-pak, tepër-vonë e Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë, tani e tutje do të mund të parandalojë një përhapje të mëtutjeshme të sëmundjes e të shkatërrimit ekonomik në shkallë të lartë. Por, vie nëntori, e në sytë e Presidentit duhet kërkuar llogari për jetërat e humbura dhe për vuajtjet e mëdha që mund të evitoheshin.
Artikulli është ribotuar në shqip me autorizimin e autorëve.
Ndalohet kopjimi dhe ribotimi i artikullit apo pjesëve të tij pa pëlqimin e autorit. Përktheu dhe përshtati: Visar Hoti
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.
Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.
Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.
Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.
Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.
Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.
Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023