Connect with us

Ferizaj

Kuvendi i Ferizajt ndan 200 mijë euro për menaxhimin e COVID-19

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën ka ndarë 200 mijë euro për mbështjetje në luftën kundër pandemisë Covid-19, shumë kjo e cila do të shfrytëzohet për sigurimin e artikujve ushqimor e higjienik për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, dezinfektimin e hapësirave publike, furnizimin me mjete mbrojtëse nga virusi Covid-19, si dhe mbulimin e nevojave të tjera për parandalimin e këtij virusi.


Para se të aprovohej kjo pikë e vetme e rendit të ditës, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, paraqiti një pasqyrë të punës që kanë bërë që nga paraqitja e virusit korona në vend.


“Morëm vendim që të zgjateshin oraret e punës së stafit shëndetësor të organizuara në kujdestari. Ndërpremë përkohësisht vizitat shtëpiake për nëna dhe fëmijë, si dhe morëm vendim që të reduktohen plotësisht përcjellësit e pacientëve gjatë vizitave mjekësore. Inspektorët e komunës kontrolluan bizneset për rritje çmimesh e zbatim të vendimeve të Qeverisë. Rrënjësisht përshkuam të gjitha institucionet publike, hapësirat me frekuentim të lartë qytetarë, sheshet e rrugët e qytetit, për t’i pastruar, larë e dezinfektuar ato me preparate kimike higjienike. Tregjeve të kafshëve, tregut të automjeteve e tregut të gjelbër i vumë dryrin përkohësisht si masë për të frenuar shpërthimin eventual epidemik. Njëlloj vepruam edhe me taksitë, frekuentimin e parqeve e zonave malore.Si në asnjë qytet tjetër, Ferizaj arriti të dezinfektoj edhe objektet e kultit. Janë 51 xhami anekënd Ferizajt, në fshat e qytet, që u dezinfektuan”,tha Aliu.


Asamblistë të LDK-së thanë se kjo situatë nuk duhet të shfrytëzohet për politikë.


“Nuk është koha për politikë dhe për promovimin e liderëve tanë, të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i lëmë anash bindjet tona politike vetëm e vetëm që t’u qëndorjmë pranë qytetarëve tanë”, tha Yllkë Neziri nga LDK-ja.

Asamblistja e LDK-së Bahrije Hyseni, e cila është nëna e pacientit të prekur me koronavirus nga fshati Bibaj i Ferizajt, akuzoi qeverinë lokale se ka publikuar lajmin e rremë për gjoja izolimin e fshatit Bibaj.


“Askush në komunën tonë më vështirë se unë nuk e ka përjetuar gjerë më sot këtë përvojë me këtë armik të padukshëm. Unë jam nënë e një pacienti me koronavirus i cili po shërohet në Prishtinë, pra djali im Jetmiri fatkeqësisht u identifikua dhe u infektua në një udhëtim zyrtar në Gjermani. Pas kthimit nga aeroporti ai u fut në karantinë dhe prej aty u transferua në spital, pra ai fare s’ka qenë në shtëpi në Bibaj ku jetojmë ne. Por, nga faqja zyrtare e komunës tonë u informuan të gjitha mediat me një lajm të rremë se u izolua fshati Bibaj, ky lajm i rremë ishte shumë shqetësues për banorët e Bibajve dhe të gjithë qytetarët për shkak të frikës dhe panikës që shkaktoi. Kjo ishte pasi që informatorët nga njerëzit e njohur të pushtetarëve të komunës sonë, e sidomos nga njerëzit e kabinetit të kryetarit të cilët i menaxhojnë informatat dhe dezinformatat që lidhje pa lidhje i publikojnë në faqen zyrtare. Edhe unë kam prit një thirrje nga vet kryetari Aliu si gjest i mirësjelljes së tij duke pasur parasysh që unë jam përfaqësuese e popullit në Kuvendin e Komunës ku është kryetar Agim Aliu, por kjo nuk ndodhi, kaq ishte interesimi i tij për qytetarët e vet”, tha Hyseni.


“E kuptoj emocionin tuaj, por kjo nuk do të duhej të shërbente që të shprehej mllefi, sepse secili qytetar i Ferizajt e dinë se çfarë ne po bëjmë. Nuk është se unë s’kam komunikuar me familjen tuaj, unë kam komunikuar me pjesëtarë të familjes suaj. Sa i përket informacionit të plasuar ka qenë një keqkuptim në mes të institucioneve të caktura që janë hallkë e menaxhimit të kësaj situate. Komuna e Ferizajt nuk ka kompetencë që të shpallë izolim apo futje në karantinë, por ashtu është dhënë informacioni nga institucionet përgjegjëse dhe ka qenë keqkuptim dhe ashtu edhe është bartur pastaj edhe në faqen zyrtare”,u shpreh Aliu.


Asamblistët e Ferizajt patën edhe disa kërkesa të tjera.


“Përveç këtyre 200 mijë eurove që mund të përdoren të ndahet edhe një shumë tjetër, të hiqet edhe ndonjë projekt tjetër që sado pak të zbuten pagat që kanë mbetur për punëtorët shëndetësor që janë të përfshirë me kontrata mbi vepër dhe ata me Caritas”,tha Gëzim Kokollari nga LDK-ja.


“Korona e ka përkeqësuar gjendjen e të gjithëve, por ndikim ka pasur edhe më shumë tek familjet skamnore, e sidomos tek komunitetet pakicë, sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihma”, tha Florim Bajrami, nënkryetar për komunitete.


“Kam edhe një kërkesë, të shikohet mundësia për me i’u ndihmu ndërmarrjeve publike, pasi shumica nga to këta muaj nuk mund të bëjnë inkasime”, tha Amir Rexhepi.


“Fjalën kryesore duhet ta ketë Qeveria e Kosovës sepse ajo e ka në disponueshmëri mundësinë më të madhe që të mbështes përballjen me Covid-19. Janë zotuar se do të jetë një fond prej 10 milionë eurove dhe ta shohim si do të shkoj ky fond, por ende nuk është sqaruar se si do të jetë në shfrytëzim. Po ashtu, për mbështetje të kompanive publike, është kërkesë që e kemi adresuar si asociacion i komunave, pasi komunat edhe ligjërisht nuk mundemi t’i mbështesim. është për të ardhur keq që në pakon emergjente nuk janë futur këto kompani, e sidomos kompania “Pastërtia”, pasi janë njerëzit thuajse kryesor që janë duke dhënë kontribut “, tha kryetari Aliu.


Në këtë seancë drejtori i shëndetësisë kërkoi që të ndihmohen institucionet shëndetësore në këtë kohë pandemie. Ai tha se mjekët kanë nevojë për maska, dezinfektues e veshje, dhe nevoja për to po shtohet çdo ditë e më shumë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending