Kryeministri
në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para takimit me Presidentin
Thaçi, i ka dërguar të njejtit një letër informuese, në të cilin e njofton se
qëllimi i vetëm i shkuarjes së tij tek Presidenca është konsultimi me të për
datën e shpërndarjes së Parlamentit. Në vazhdim po e publikojmë në tërësi
përmbajtjen e kësaj letre :
“I
nderuar President i Republikes se Kosoves,
Me shume kenaqesi do te takohem me ju per te folur per hapat e metejme sipas Kushtetutes, pas mocionit te mosbesimit ndaj Qeverise. Po ashtu, konsideroj se zotimi juaj se do t’i ndermerrni keta hapa, eshte shenje pozitive per Republiken tone.
Shpresoj
shume se, gjate diteve ne vijim, do t’i qendroni besnik ketij zotimi.
Si kurre me pare,Republika e Kosoves ka nevoje per nje president qe e respekton Kushtetuten, deri ne çdo pike e presje te saj.
Ne kete drejtim, Kushtetuta e Republikes se Kosoves, si dhe vete praktika juaj e meparshme ne vitin 2017, e bejne te qarte se, pas mocionit te suksesshem te mosbesimit, e vetmja rruge perpara eshte shperndarja e Kuvendit te Republikes se Kosoves, ne perputhje me nenin 82.2 te Kushtetutes, dhe shpallja e zgjedhjeve te parakohshme.
Prandaj, deshiroj paraprakisht t’ju bej te qarte, se çështja e vetme per te cilen do te bisedoj sot me ju, eshte se kur do te jete koha me e pershtatshme per shperndarjen e Kuvendit, duke marre parasysh ne veçanti gjendjen emergjente te shendetit publik me te cilen po perballet Republika e Kosoves ne kete kohe. Kjo eshte nje çeshtje qe duhet te diskutojme sa me shpejte qe te jete e mundur, si dhe nje çeshtje per te cilen jemi te detyruar per t’i mbajtur qytetaret e Republikes, burimin e sovranitetit demokratik, vazhdimisht te informuar.
Ndersa, per sa i perket interpretimeve te gabuara te nenit 95.5 te Kushtetutes, kete temë te rendesise dytesore apo tretesore, mund ta leme per ndonje dite tjeter.”