Connect with us

Ferizaj

Eksportuesit kërkojnë mbështetje edhe nga komunat

Published

on


Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës Nexhat Hasani, e ka cilësuar pozitive pakon emergjente fiskale që e ka miratuar Qeveria e Kosovës. Mirëpo, sipas tij, institucionet nuk duhet të ndalen me kaq. Ai tha se në këtë kohë krize edhe komunat duhet të organizojnë pako të tilla për t’iu dalë në ndihmë bizneseve pasi pandemia është duke iu shkaktuar shumë humbje.


“Sigurisht që është pako pozitive, mendoj që nuk është e mjaftueshme se sigurisht në këtë kohë të krizës bizneset dhe komuniteti në përgjithësi ka nevojë për shumë më tepër, por është një hap fillestarë shumë pozitiv që e ka parasysh gjendjen e rëndë që bizneset po ballafaqohen dhe në përgjithësi qytetarët, është masë që duhet me u përshëndet dhe mendoj që nuk duhet me u ndalë me kaq, por me i shiku mundësitë edhe tjera qoftë nga niveli qendor, qoftë ai komunal në këtë kohë të kësaj pandemie me u dalë në ballë qoftë bizneseve, qoftë qytetarëve”, tha Hasani.


Hasani tha se pa përfunduar kjo gjendje nuk dihet sa është shuma e humbjeve që po pësojnë bizneset.


“Ne nuk kemi shifër të saktë sa munden me qenë humbjet. Oda Ekonomike doli me një shifër prej 10 milionë euro humbje ditore, nuk e di se në çfarë forme i kanë nxjerrë, cilat kanë qenë kriteret, por për me ardhë tek një shifër e saktë duhet shumë angazhim dhe atë shifër mundemi me nxjerrë pasi të kalon situata, fillimisht ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo situatë, pastaj këtu faktori kryesor është konsumi, njerëzit harxhojnë shumë më pak, dihet që konsumi është njëri ndër fakorët kryesor të zhvillimit ekonomik, kështu që ne nuk e dimë se sa njerëzit kanë me ndalë veprimtarinë e tyre, disa punojnë, disa nuk punojnë, kështu që ne duhet me u fokusu tek ato veprimtari që nuk kanë punuar dhe me marrë sa është përqindja e tyre në kontributin e përgjithshëm të GDP mandej mundemi me nxjerrë një element të përafërt, por pa dyshim që humbjet janë të mëdha, në qoftëse ne nuk punojmë vetëm 2-3 ditë ajo vërehet mirëpo mos të flasim që ne tash po hymë në muajin e dytë dhe nuk e dimë edhe sa kohë do të qëndrojmë në shtëpi duke mos punuar, kështu që pa dyshim humbjet janë të mëdha”,tha Hasani.


Ndër masat që parashihen në Pakon Emergjente Fiskale që ka miratuar Qeveria e Kosovës është mbështetje financiare për shoqëritë tregtare , ku hynë mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 € për muajin prill dhe maj.


Subvencionimi i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për muajin prill dhe maj.
Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej 300 euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre për muajin prill dhe maj ku hynë mjekët dhe infermierët, policët, gardianët e Shërbimit Korrektues, zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, punëtorët që punojnë në karantinë, inspektorët e Inspektoratit të Punës, të Administratës Tatimore të Kosovës, të Tregut, inspektorët përkatëse komunale, doganierët e Doganës së Kosovës.


Pagesë shtesë në vlerë prej njëqind (100 €) euro për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për majin prill dhe maj.
Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për qytetarët që humbin vendin e tyre të punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, për muajin prill, maj dhe qershor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending