Connect with us

Botë

Seat Jakupi i “TELEX” mbajti koncert ON-LINE

Published

on

Legjenda e pop-rokut shqiptar, këngëtari Seat Jakupi  mbrëmë u paraqit live në FB, duke interpretuar hitet e grupit të vet “TELEX”, por gjithashtu edhe disa  re-intepretime (covera) të idolit të tij muzikor Stevie Wonder.

      Gjatë kohës së karantinës, kur qytetarë anembanë globit me vetizolim po mbrohen  nga përhapja e virusit COVID-19, shumë artistë, këngëtarë, shkenctarë e ligjerues po bëjnë performanca online, për të mbajtur gjallë shpresën e atyre njerëzve dhe për tua thyer monotoninë e të qëndruarit brenda.

Seati mbrëmë performoi i vetëm, nga një studio shtëpiake në Leverkusen të Gjermanisë, duke e shfaqur edhe një herë botën e tij artistike dhe këndimin e tij unik përmes këngëve: “Vetëm për ty” “Rrugët tona”, “Dhoma 121”, “Vëtmia s’është për ty”, “Ndoshta një ditë “ etj.

 Grupi TELEX ishte ndër grupet e para që në trojet shqiptare prezentohej me këngë të zhanrit funk, dhe asokohe përbëhej nga Seat Jakupi, Shpend Ahmeti,  Ismet Shahini dhe Enver Bunjaku.

Hitet e TELEX-ave dëgjohen dhe këndohen edhe sot nga një numër i madh i këngëtarëve në trojet shqiptare.

Ky është linku i mini koncertit të Seat Jakupit:

https://www.facebook.com/sejatj/videos/10212890920867377

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Trending