Në Itali janë shënuar 793 viktima të reja nga koronavirusi COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 4,825, apo një ngritje prej 19.6 përqind. Deri tani, kjo ishte rritja më e madhe ditore që nga koha kur epidemia u shfaq një muaj më parë në këtë vend Evropian.
Ndërkaq, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Italisë, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Itali është shtuar për 6557 persona, duke e arritur totalin prej 53,578 nga shifra e djeshme prej 47,021, apo një rritje prej 13.9 përqind brenda një dite.
Rajoni më i goditur është ai Lombardisë, ku janë shënuar 3,095 vdekje dhe 25,515 persona të infektuar me këtë virus.