Connect with us

Ferizaj

Psikologia jep këshilla si të shfrytëzohet koha e kaluar në shtëpi

Published

on

Duke marrë parasysh gjendjen e tanishme në vend, qytetarëve të Kosovës u duhet të qëndrojnë në shtëpi si kujdes i shtuar kundër virusit korona. Për shumë persona kjo mund të ketë anë negative në shëndetin mendor duke qenë nga natyra qenie njerëzore sociale. Psikologia nga Ferizaj, Besa Beqiri–Zejnullahu, thotë se kjo situatë mund të shfrytëzohet për të mirë duke kaluar më shumë kohë me prindërit ose me fëmijët.


“Kjo bëhet gjithmonë duke zhvilluar tema të ndryshme, varësisht nga mosha që e kanë adoleshentët ose fëmijët më të vegjël. Duhet të bashkëbisedojnë me ta, sepse nga koha e stërngarkuar që e kemi pasur zakonisht të dy prindërit në puna me ndonjë fundjavë edhe atë e kemi shfrytëzuar për të dalur, nuk kemi pasur qasje të mirë me fëmijët, gjë që tash është shumë permanente që të bashkëbisedojmë me ta për secilin fushëveprim të tyre, në përgjithësi për emocionet, për tejkalimin e kësaj situate, t’u shpjegohet në mënyrë sa më të qetë, do të thotë psikolog të familjes së tyre mund të bëhen edhe ata, nuk jemi vetëm ne, profesionalisht ne mundemi vetëm të sugjerojmë diçka, mirëpo edhe të ndikojmë praktikisht nuk mundemi përderisa jemi në këtë karantinë dhe pikërisht për këtë duhet të lexojnë më shumë në fushën e shkencës psikologjike që mënyra e menaxhimit emocioneve të jetë stabile. Kjo faktikisht praktikohet nëse me fëmijët aktrojmë, varësisht nga mosha e tyre bëhemi një botë me ta, ndoshta të zbulojmë edhe ndonjë talent të fëmijës, gjë që nuk kemi pasur kohë ta identifikojmë deri më tani dhe të shohim kapacitetet e tyre për të ardhmen, do të thotë të marrim gjithçka me qetësi”, tha ajo.


Ajo theksoi se për të kaluar kohën sa më mirë, qytetarët mund të shpalosin gjërat nga e kaluara e tyre, siç janë fotografi, stoli të ndryshme, etj.


“Tani përderisa jemi të ngujuar në këtë formë dhe jemi vetëm në shtëpi atëherë është mirë që të kemi këto qasje, do të thotë të shpalosim edhe kujtime, të shpalosim rroba të mëhershme të fëmijëve, të bëjmë një qasje shumë komike në këtë aspekt, të shpalosim fotografi, të përkujtojmë edhe ata që nuk janë me ne fizikisht sot, veprat e tyre, fjalët e tyre, pavarësisht cilat emocione i kemi përjetuar, pozitive apo negative, sepse secili njeri e ka edhe atë bagazhin e tij të problematikave që kanë ndërsjellë, mirëpo është e gjitha si terapi t’i paraqesim në tavolinë, t’i diskutojmë, cili e ka pasur më mirë apo më keq, ndonjë lloj situate dhe të mësohemi nga kjo. Është shumë me rëndësi edhe trungun gjenetik ta zhvillojmë në atë formë dhe të komunikojmë me fëmijët sepse gjeneratat e ndryshme nëpër kohë janë shpërndarë edhe tani rastisë që janë të rritur edhe kanë shkuar në qytete të ndryshme, fakultete të ndryshme, do të thotë është koha më e përshtatshme që të gjitha këto, trungun familjarë ta diskutojmë me fëmijët tanë dhe t’i rinjoftojmë, të bashkëbisedojmë me ta dhe të tregojmë secili ato vlerat e tyre në familjet e tyre se si i ka pasur”, tha Besa Beqiri – Zejnullahu.


Psikologia Zejnullahu apeloi tek të gjithë qytetarët që të kalojnë këtë situatë me qetësi, sepse gjithçka e mirë apo e keqe kalohet, por kujtimet mbesin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending