Në kuadër të masave të ndërmarra për
parandalimin e virusit korona në Kosovë, Bashkësia Islame ka pezulluar faljen e namazit
në xhami përfshirë këtu edhe xhumatë.
Kryetari i
Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, Fehmi Mehmeti, tha se të pamet duhet
të pezullohen, e po ashtu edhe dasmat.
“Të pamet të organizohen vetëm me rrethin e
ngushtë familjarë, mos të ketë të pame siç e kemi zakon me shku kallaballëk të
madh, por të organizohet vetëm me familje, gjithashtu ceremonitë e tjera
martesat, fejesat, synetitë të shtyhen për një kohë të pacaktuar, ne lusim Zotin që mos të zgjat kjo pandemi
ose ose të organizohen vetëm me rrethin e ngushtë familjarë”, tha Mehmeti.
E, njëri ndër
më të rrezikuarit në këtë institucion fetar po ndihet Naser Kosumi, përgjegjës
i shërbimit të varrimit. Ai kërkoi nga qeveria dhe institucionet lokale që ta
pajisin me mjetet e nevojshme mbrojtëse.
“Falënderojmë të gjithë që po bëjnë punën e tyre edhe mjekët edhe gazetarët, por po më duket se të rrezikuar jemi edhe ne meqenëse në vazhdimishtë bëjmë përgatitjet e rasteve që janë në komunën e Ferizajt atëherë kërkojmë nga shëndetësia që ta ketë parasysh edhe sektorin e shërbimit të varrimit të KBI-së, se po na duket që jemi të neglizhuar. Vetëm këto maska i kemi ne tash, jemi duke shkuar në një cermeoni të varrimit, edhe pse nuk është i dyshuar, por prapë frika është edhe tek ne”, tha Naser Kosumi.
Përveç të tjerave, KBI ka anuluar përkohësisht edhe organizimin e
ligjëratave, tribunave, seminareve dhe takimeve të ndryshme me xhemat.