Connect with us

Arsim

Ende nuk dihet se si do të kompensohen orët e humbura mësimore

Published

on

Ndër masat për parandalimin e koronavirusit në vend, nga Qeveria e Republikës së Kosovës është përfshirë edhe ndërprerja e procesit mësimor në të gjitha instuticionet edukative arsimore për një afat kohor prej dy javësh. Por, sa i përket kompensimit të orëve të humbura, drejtori i Arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, tha se nga Ministria e Arsimit akoma nuk kanë informatë se çfarë hapa do të merren.  

“Për këtë periudhë të pushimit akoma nuk kemi marrë ndonjë informacion nga Ministria e Arsimit se çfarë do të bëhet, a do të mund të bëhet ndoshta ndonjë mësim online që me siguri se nuk do të jetë e lehtë të aplikohet në Republikën e Kosovës për shkak ndoshta edhe të mungesës së mjeteve që mund të bëhet ajo, por sidoqoftë ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit për të parë se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim. Përndryshe ne e kemi edhe një përvojë nga viti i kaluar që nuk korrespondon me ditët e sotme që e kishim një grevë të mësimdhënësve, por që nuk kemi arritur të kompensojmë të gjitha orët të cilat ishin paraparë, por vetëm një pjesë e tyre, por për çfarëdo variante të mundshme të kompensimit të këtyre orëve ne do të jemi në kontakt me Ministrinë dhe rekomandimet e tyre, vendimet e tyre ne do t’i respektojmë, do t’i bashkërendojmë veprimet në mënyrë që t’i realizojmë orët e humbura”,  tha Afrim Llabjani.

Ai tha se mësimi online është një mundësi e mirë e cila duhet të praktikohet.

“Në rrjetet sociale kam parë disa mësimdhënës të cilët e kanë shpërndarë një informacion lidhur me përdorimin apo lidhur me punën që duhet ta bëjnë në shtëpi me nxënësit, për të mos humbur ata aq shumë në këtë drejtim, por po besoj është çështje ndoshta më shumë individuale e mësimdhënësve në këtë drejtim sesa ndonjë organizim, sepse ne nuk kemi marrë ndonjë informacion apo nuk na është dhënë ndonjë e drejtë nga Ministria se si të mendojmë të realizojmë këtë, por po bëj thirrje që prindërit t’i shfrytëzojnë mesazhet e mësimdhënësve të tyre në mënyrë që fëmijëve të tyre t’iu ofrojnë ato materiale mësimore të cilat janë realizuar deri më tani, por të jenë të përgatitur në vazhdimësi në mënyrë që mos të mbesin jashtë librave gjatë kësaj periudhe”,  tha Afrim Llabjani.

Ndërprerja e procesit mësimor do të vazhdojë deri më 27 mars duke filluar më pas në koordinim të plotë me udhëzimet e nivelit qendror.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending