Connect with us

Arsim

Nxënësit e shkollës teknike përmes ekspozitës pasqyrojnë punën e tyre

Published

on

Në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, janë paraqitur punime të ndryshme  të nxënësve të kësaj shkolle të punuara gjatë mësimit praktik. Aty shihen punime nga profili i ndërtimtarisë, elektronikës e transportit.  Mësimdhënësi i kësaj shkolle, Xhemil Halili, tha se ekspozimi i këtyre punimeve është mundësi e mirë për nxënësit që synojnë të vijojnë mësimet në këtë shkollë.

“Sigurisht që këto punime tregojnë punën e nxënësve tanë dhe në një formë janë një thirrje për nxënës që do të vijnë të klasave të nënta dhe është një thirrje për ta që të vijnë në shkollat profesionale, përkatësisht në shkollën tonë. Jemi munduar që t’i marrim të të  gjitha profileve, disa profile janë më shumë për shkak se kanë edhe punëtori më të furnizuara. Disa profile nuk kanë hapësira të mjaftueshme për realizimin e pjesës praktike, por mesatarisht është mirë. Krahasuar me vitin e kaluar është rritur numri i interesimit të nxënësve, por po besojmë që edhe vitet e tjera do të rritet akoma”, tha Xhemil Halili.

Nxënësit që realizuan këto punime thanë se bashkëpunimi mes vete sjellë arritjen e rezultateve.

“Bëhet fjalë për një sistem të ngrohjes qendrore me radiator, është sistem i hapur, sistem klasik që ka qenë më herët, kjo është pajisje e tipit të hapur, këtu është ku ngrohet uji, këtu kalon uji, kalon nëpër radiatorë, atje është gypi i dërgimit, kthehet përsëri, këtu ngrohet përsëri dhe është cikël i vazhdueshëm me gravitacion. Sistemet e mbyllura përdoren zakonisht me pompë, ndërsa ky nuk ka nevojë për pompë fare. Presioni është atmosferik”, tha Fatlind Shabani.

“Ne këtu e kemi paraqitur një objekt të banimit ku në të paraqitet themeli, shtyllat, trajet dhe pllaka, ku ngarkesat shkojnë nga trajat në shtylla dhe shtyllat e përçojnë ngarkesën deri në themel ose në pllakën më poshtë”, tha Ndriçim Hasani.

Drejtori i kësaj shkolle, Isuf Çalaj, tha se nga shtatori i vitit 2020 me mbështetje të një projekti nga Luxemburgu, do të furnizohen me pajisje për profile të reja në shkollën e tyre.

 “Profilet janë teknik i sistemeve TIK-ut, teknik i elektronikës, teknik i dizajnit grafik. Nëse do të jemi gati do të startojmë, por për shkak se kemi bërë një projekt dhe një kërkesë në komunë, na duhet një punëtori për ndërtimtari, ajo do të jetë teknik e izolimit të ndërtesave, një profil i ri. Të gjitha këto pajisje do të jenë didaktike për shkollën, do të arrijnë kompjuterë për secilin nxënës, mirëpo kjo varet e gjitha se a do të jemi ne gati të startojmë me një aneks të vogël të punëtorisë. Nëse ne do të rregullojmë këtë aneks atëherë do të jemi gati, projekti do të na i sjell të gjitha pajisjet për këtë profil. Do të kemi bashkim të disa profileve, po e ceki vetëm një, profilin e ngrohjes dhe ujësjellësit, do të jetë një profil i përbashkët. Tani kemi pasur një takim me grupin e ekspertëve të MASHTI-it për këtë drejtim, ka mbetur vetëm emri të shikohet se cili emër të përdoret edhe në BE-në për shkak që edhe nxënësit tanë kur të dalin të mos kenë probleme në emërtim të profileve, por të njihen në bazë të atyr siç i kanë edhe ata”, tha Isuf Çalaj.

Kjo është hera e dytë që nxënësit e kësaj shkolle organizojnë ekspozitë të tillë me punime të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending