Connect with us

Ferizaj

Ferizaj i pakënaqur me vendimin e qeverisë për kyçje në autostradë

Published

on

Që nga nisja e punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, ferizajasit kishin kërkuar kyçje të re në rrugën “Driton Islami”. Kjo kërkesë e tyre u aprovua pak para përfundimit të punimeve në këtë autostradë. Megjithatë, gëzimi i ferizajasve se po bëhen me kyçje të re nuk zgjati shumë.  Ditë më parë qeveria Kurti vendosi që të shfuqizoj vendimin për zgjatjen e punimeve në autostradën ”Arbën Xhaferi”, ku përfshihet edhe krijimi i kyçjes së re në Ferizaj.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, thotë se qyteti ynë po bie pre e hakmarrjeve dhe padrejtësive, duke e quajtur këtë vendim politik.

“Ne tashmë ishim në përfundim të dizajnimit të projektit, sepse ishte një projekt që kërkonte dizajnim dhe ishte një projekt shumë i mirë që nuk përfshinte vetëm kyçjen që kishte të bënte me lidhjen e rrugës “Driton Islami”, por kishte të bënte edhe me trajtimin e lumit në Sazli, do të thotë kishte një rëndësi të veçantë, por nuk ndodhi kjo dhe tashmë kemi një vendim të ri të qeverisë së re me një kamuflim të asaj që po mundohet t’i bishtnoj vendimet se gjoja ka marrë vendim për të kursyer para, ne nuk  e kemi dilemën e parave, ne dëshirojmë vetëm të realizohet kyçja, fundi i fundit nuk na intereson çmimi i kyçjes së Ferizajt dhe ajo le të kushtoj 1 mijë euro, 1 milion, 2 milion sado që përcaktohet, por për ne si Ferizaj është që ajo të ndodhë, por nga ajo që pamë nga deklarimi i ministrit të Infrastrukturës kjo nuk do të ndodhë, do të ndodhë me kyçjen e Vitisë, por nuk do të ndodhë me kyçjen e Ferizajt, megjithatë ajo zhurmë dhe propagandë që u bë për të kamufluar veprimin se gjoja vetëm është duke u kuryser paraja publike nuk po del ashtu, po del se është qëllim që Ferizaj mos ketë kyçje dhe kjo më shumë sesa kursim i parasë publike është qëllim politik “, tha Aliu.

Kurse, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes Enver Haliti, shprehet i bindur se kyçja e re në autostradën Prishtinë-Shkup, do të realizohet.

‘’Anulimi që është bërë nga ana e qeverisë besoj që është sqaruar edhe në mbledhjen e qeverisë, por edhe ministri ka dhënë sqarimet e nevojshme se është ndërprerë një kontratë e disfavorshme pa u zhvilluar procedurat trenderuese, në formë të njëanëshme i është dhënë mundësia një operatori në një vlerë afër 50 milionë me çka është vlerësuar se ajo punë mund të bëhet me një vlerë me shumë më të vogël dhe arsyeja e këtij anulimi është në këtë frymë. Kryeministri ka pritur edhe disa banorë të Vitisë dhe Ferizajt ku e ka konfirmuar edhe një herë që kyçjet do të ndërtohen, por do të zhvillohen  procedura dhe do të ndërtohen me një kosto shumë më të favorshme. Është bërë më shumë zhurmë rreth Vitisë, pasi qyteti i Vitisë nuk ka fare kyçje në autostradë, ndërsa vendimi do të jetë, pasi edhe ministria ka konfirmuar që është një vendim i qeverisë Mustafa se do të ketë kyçje edhe në Ferizaj edhe  në Viti”, tha Haliti.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj Muharrem Svarqa, shprehet optimist për realizimin e kyçjes në këtë autostradë, mirëpo fajëson qeverinë lokale për neglizhencë në këtë drejtim.  

“Unë po ashtu shpreh shqetësimin tim që qeveria aktuale komunale e udhëhequr nga kryetari Aliu  nuk ka bërë asnjë kërkesë të vetme për ta pasur të planifikuar këtë kyçje në buxhetin e Republikës së Kosovës, por nuk ka pas asnjë shkresë të vetme për të qenë edhe në buxhetin e vitit 2020 dhe mendoj se kjo neglizhencë tregon se ky pushtet nuk është i interesuar  për realizimin e investimeve në projekte strategjike. Unë besoj se e ardhmja do ta rikthej këtë kyçje në një vlerë ndoshta 5 herë më të ulët dhe unë shumë e çmoj orientimin e mirë të ministrit për menaxhimin me nikoqirllëk të parasë publike”, tha Svarqa.

Për t’u kyçur në autostradën ”Arbën Xhaferi”, aktualisht ferizajasit mund ta shfrytëzojnë kyçjen në Babush dhe në Bibaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending