Connect with us

Ferizaj

Ferizaj përkujton dëshmorët në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Published

on

Përfaqësues të politikës lokale të Ferizajt, organizata të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë ferizajas, edhe pse nuk ishin të shumtë në numër sikurse herave të tjera, bënë homazhe  në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në përkujtim të jetës dhe veprës së dëshmorëve në 22 vjetorin e sakrificës sublime të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që nisi Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, tha se madhështia e këtij vendi janë heronjtë, dëshmorët, e të rënët në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Madhështia e këtij vendi, e këtij dheu janë Jasharajt me kryekomandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari. Pra, është dita kur njëkohshëm ne jemi krenarë që i takojmë një kombi që kishte në gjirin e tij komandant legjendar e hero si Adem Jashari dhe pasuesit e tij, pra jemi kombi që ka bërë historinë përmes kryekomandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe përmes emblemës me tri shkronja të arta, UÇK. Pra, lavdia iu takon e gjitha atyre”, tha Aliu.

 Aliu tha se epokën e re të popullit shqiptar e bëri sakrifica e familjes Jashari.

“Sot është dita kur përfundimisht ishte hapur një epokë  e re, epoka e asaj që kombi ynë ka qenë gjithmonë në majat e kombeve të tjera, sepse gjithmonë ishte me luftëtarë dhe me përpjekje për të fituar atë që i takonte, lirinë, dhe ajo u fitua falë sakrificës sublime të bërë më 5,6 dhe 7 mars dhe për të hapur pastaj zjarrin  luftës së UÇK-së në gjithë territorin e  Kosovës e që kulmoi me mbështetjen edhe të aleatëve tanë perëndimor për të rezultuar me 12 qershorin Ditën e Lirisë dhe për të hapur epokën për shtetndërtim”, tha Aliu.

Me kurora lulesh dhe përkulje pranë varreve të dëshmorëve, Ferizaj shënoi 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending