Connect with us

Arsim

Mbahet panairi i shkollave profesionale në Ferizaj

Published

on

Promovimi i shkollave profesionale ishte qëllimi i panairit të sotëm që u organizua në Ferizaj nga organizata gjermane GIZ, komuna e Ferizajt dhe rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET.

Në këtë panair të karrierës, nxënësit e shkollave profesionale të Ferizajt ekspozuan punime të ndryshme të cilat i praktikojnë në këto shkolla.

Përfaqësuesja e GIZ-it, Julia Becker, tha se GIZ-i gjerman që 20 vite operon në Kosovë me projekte të ndryshme të cilat kanë qëllim aftësimin dhe punësimin e të rinjve.

“GIZ-i është aktiv dhe mbështetë Kosovën që 20 vite dhe do të vazhdojmë të jemi aktiv këtu. Projekti i sotëm është rezultat i aktiviteteve të shumta që kemi realizuar në Ferizaj me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik,  Sektorin e Rinisë dhe akterët e tjerë. Jemi shumë të kënaqur me të gjitha projektet dhe të ariturat e projekteve që kemi realizuar në Ferizaj. Nuk mundem të parashikoj se çka do të ndodhë më tutje, por me siguri që do të vazhdojmë të jemi aktiv në Kosovë”, tha Becker.

Kurse, Dashurije Ahmeti e cila është pjesë e këtij projekti, tha se qëllimi i këtij panairi është ngritja  e vetëdijësimit të nxënësve të shkollave fillore për të vazhduar shkollimin në shkollat profesionale.

“Sot është panairi i karrierës i shkollave profesionale, ideja është që të promovohet puna e nxënësve, por në të njëjtën kohë të ngritet vetëdijësimi tek nxënësit nga shkollat fillore që të mendojnë për shkolla profesionale kështu që i kemi ftuar shkollat profesionale dhe nxënësit e klasave të 9-ta që të vijnë dhe të njihen me programe që këto shkolla ofrojnë në mënyrë që mos të ngarkohen shkollat si gjimnazi e mjekësia, por me u drejtu drejt shkollave profesionale dhe më herët me pas qasje në tregun e punës“, tha Dashurije Ahmeti.

Kurse, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave profesionale thanë se këto panaire iu mundësojnë atyre që të promovojnë se çka ofrojnë këto shkolla.

“Shkolla teknike është prezantuar me punime që kanë të bëjnë me lëminë e elektroteknikës, drejtimi i ndërtimtarisë dhe arkitekturës dhe një drejtim i ri që është tek ne mekatronika ku janë bërë disa prezantime të punimeve që kanë bërë nxënësit tek ne. Ka shumë profesione të mira tek ne, në përgjithësi shkollat profesionale janë pak të lakmueshme nga nxënësit edhe pse duhet të orientohen tek to. Këto panaire janë të mirëseardhura, pasi pak nxënës i njohin profilet tona”, tha mësimdhënësi i shkollës “Pjetër Bogdani”, Xhemil Halili.

“Përfaqësojmë shkollën e Kompetencës, jemi drejtimi i optikës, ne kemi ardhur sot që të prezantojmë dhe me spjegu se çka ofron shkolla jonë dhe mundësitë që ofron kjo shkollë pasi të marrim diplomën. Kushtet në këtë shkollë janë shumë të avancuara,  i kemi makineritë shumë të avancuara, ne në këtë drejtim bëjmë riparimin e kornizave dhe bëjmë përpunimin e thjerrëzave, po ashtu bëjmë praktikë dy vite në optika profesionale ku pastaj mund të punësohemi në ato optika ku kemi ndjekur praktikën apo të hapim ordinancën tonë”, tha Arxhenda Lamallari, nxënëse e shkollës profesionale Qendra e Kompetencës.

Në komunën e Ferizajt ekzistojnë 5 shkolla profesionale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending