Connect with us

Ferizaj

Drejtuesit e bibliotekës ankohen për punime të stërgjatura

Published

on

Renovimi i bibliotekës së  qytetit të Ferizajt “Sadik Tafarshiku”, i nisur para dy muajsh, i cili sipas planit të punës është dashur të përfundoj para një muaji, po shqetëson udhëheqësinë e këtij institucioni.

Drejtoresha e kësaj biblioteke, Teuta Demiri, tha se i gjithë kati i parë i këtij objekti është bllokuar nga stërzgjatja e punimeve nga  kontraktuesi.

 “Kemi shpresuar se do të kryhet, do të përfundoj shumë më herët, por ja që po stërzgjaten punimet dhe kjo është çdoherë në dëm të lexuesve dhe të personelit të bibliotekës. Ne nuk kemi qenë të njoftuar kur do të përfundoj, por kështu gojarisht jemi njoftuar se mundësisht do të përfundoj deri më 10 janar ose nga mesi i janarit, mirëpo tash jemi gati nga fundi i shkurtit dhe i gjithë kati i parë është i bllokuar dhe nuk po mundemi të zhvillojmë aktivitetin tonë. Ne po brengosemi si personel dhe si staf udhëheqës sepse librat që 2 muaj janë në paketime dhe po brengosemi shumë që librat mbase do të dëmtohen dhe nuk do të mund të jenë më në dorën e lexuesit dhe kjo do të jetë një humbje shumë e madhe për qytetin edhe për bibliotekën nëse librat do të dëmtohen dhe na brengos fakti që edhe lexuesit po kthehen, sepse nuk po mund t’i shërbejmë”, tha Teuta Demiri.

Demiri, tha se janë në pritje të një përgjigje nga Drejtoria e Kulturës për këtë çështje.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë për Kulturë dhe po presim një përgjigje që të rifillojnë punët në katin e parë dhe të përfundojnë sa më shpejt, pasi që kati i dytë ka përfunduar, studentët po mund t’i shfrytëzojnë sallat e leximit, mirëpo tek sektori i fëmijëve apo në gjithë katin e parë puna është bllokuar që 2 muaj”, tha Teuta Demiri.

Televizioni Tema ka kontaktuar me drejtoreshën e Kulturës, Xhemile Murati – Shabani, por ajo nuk ka  pranuar të prononcohet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending