Në kuadër të aktiviteve për festën e
12 vjetorit të Pavarësisë së Kovovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në
Ferizaj ka organizuar aktivitete kulturore – sportive gjatë ditës së sotme. Njëra
ndër to është turniri tradicional në volejboll në mes të përfaqësueseve të
instuticioneve lokale ferizajase dhe shpallja e lexuesit të vitit për vitin
2019.
Në aktivitetin sportiv vendin e parë e zuri
ekipi i Policisë së Kosovës, vendin e dytë Spitali Rajonal dhe vendin e tretë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në
Kaçanik. Pjesëmarrëset thanë se ky turnir tradicional është relaksues për to.
“Sot na kanë ftuar në këtë takim komuna e Ferizajt, një ndeshje miqësore
që janë duke u mbajtur aktivitetet sportive në kuadër të festës së Pavarësisë,
për nder të 17 shkurtit. Është hera e parë për ne që marrim pjesë”, tha Flakrona Gashi, infermiere në
QKMF-Kaçanik.
“Është aktivitet tradicional, ne prej se kemi filluar lojën gjithmonë
kemi qenë fituese përpos një herë që e kemi lënë do të thotë për diasporën,
kështu që është shumë i mirë për ne dhe po besoj që edhe për të gjitha femrat e
institucioneve, një ditë të dalim të organizojmë dhe të relaksohemi”, tha Teuta Qalaj-Baralija nga Policia
e Ferizajt.
Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe
e Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, tha se kjo lojë ka karakter human
për të ndihmuar Jetmir Vehbiun i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.
“Sot dua të bëj hapjen zyrtarisht të aktiviteteve që do të mbahen për të
shënuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe pikërisht këtë hapje po e bëjmë
me një aktivitet sportiv të organizuar bashkërisht me juve sepse zakonisht jeni përgjigjur pozitivisht në bashkëpunimet
tona dhe ajo që e bën më të veçantë këtë aktivitet është padyshim edhe vullneti
juaj, bashkëorganizimi juaj për të treguar shpirtin tonë human që e kemi si
shqiptarë dhe si gra për të ndihmuar një djalë i cili ka nevojë për ndihmën
tonë, është fjala për Jetmir Vehbiun dhe ne jemi sot këtu bashkërisht për ta
ndihmuar, urojmë shërim sa më të shpejt për Jetmirin”, tha Xhemile Murati-Shabani.
Ndërkaq, në aktivitetin që u mbajt në
biblotekën e qytetit, nga sektori i të rriturve ishte Nexhmedin Haxhiu që u
shpërblye si lexuesi i vitit 2019. Ai tha se libri është pasurim i mendjes.
“Normal kur lexon frymëzohesh, më ndryshe e sheh botën, e sheh botën
vetëm me shoqëri, me kënaqësi, me vuajtje, leximi të bën më të mirë, të bën më
të durueshëm, më cilësor, kjo më shumë për të rinjtë, për ne nuk kemi ku të
shkojmë”, tha
Nexhmedin Haxhiu.
Gjatë këtij aktiviteti u shpërblyen
me mirënjohje edhe lexues të tjerë nga sektori i të rriturve dhe fëmijëve.