Connect with us

Ferizaj

Kompanitë me kapacitete për të menaxhuar situatën, thotë Halili

Published

on

Pas një kohe me temeratura pranverore, Kosova gjatë mbrëmjes së 4 shkurtit është përfshirë nga reshjet e borës.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emërgjencave në komunën e Ferizajt, Arben Halili, tha se me të nisur reshjet janë mobilizuar dhe kanë filluar pastrimin e rrugëve.

“Përgatitjet kanë filluar qysh më herët, qysh në muajin tetor kemi vizituar kompanitë për sasi të rërës dhe kripës dhe me konfirmime përmes e-mailit i kemi njoftuar dje rreth orës 15:00 të gjitha kompanitë me qëllim që të jenë të përgatitura. Mund të ketë ndonjë rrugë që nuk është pastruar, por duhet të kihet parasysh që ka rrugë në qytet që janë të ngushta dhe nuk mund të hyjë makineria, megjithatë nuk ka pasur ndonjë sasi të madhe të borës që me u blloku qarkullimi. Tani për tani dy grupe të sektorit të emërgjencave janë në terren duke i vizituar rrugët nëse ka dikund vështirësi ne do të intervenojmë prapë”, tha Halili.

Halili thotë se kompanitë kanë kapacitete për ta menaxhuar situatën.

“Nuk po flas për të gjitha, por kapaciteti i kompanive është parë mbrëmë se kanë kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar çdo situatë. Kemi intervenuar edhe në rrugë që nuk janë të kontraktuara, megjithatë unë konsideroj që kompanitë janë të përgatitura dhe një ndër to është edhe “Pastërtia” e cila me sukses ka bërë intervenime”, tha Halili.

Reshjet e borës kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të aksidenteve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar aksidente të cilat kanë kalur vetëm me dëme materiale.

“Gjatë 24 orëve të fundit që nuk lidhet vetëm me borën, kanë ndodhur 3 aksidente me dëme materiale në Ferizaj dhe një në Shtime, si dhe dy në magjistrale me lëndime të lehta. Gjatë kësaj kohe po ashtu janë shqiptuar edhe 127 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafik dhe ne apelojmë tek ngasësit që të kenë kujdes gjatë vozitjes, të jenë të përgatitur me pajisjet dimërore dhe të kenë durim gjatë vozitjes, të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të evitohen aksidentet”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, trashësia e borës në Ferizaj është shënuar 12 centimetra. Ky institut njofton poashtu se reshjet e borës do të ndërpriten gjatë orëve të mbrëmjes.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending