Kryeinspektori në komunën e Ferizajt
Ridvan Berisha, në një konferencë për media ka paraqitur të arriturat e viti
2019 dhe objektivat për vitin 2020. Ndër njësitë e këtij sektori që kanë
ndërmarrë aksione gjatë vitit të kaluar janë inspektorët veterinarë dhe ata të
ndërtimit.
“Në Ferizaj kemi 3 sektore të licensuara ku çdo mëngjes inspektohet mishi
në stallë gjatë therrjes dhe pas therrjes dhe i njëjti damkoset, lëshohet certifikatë
mbi gjendjen shëndetësore, e njëjta garanton që ky mish lejohet për konsum të
lirë. Kanë kontrolluar gjithsejt brenda vitit 2019, 880 krerë, të cilët
kalkulohen me 5 euro për krerë, kanë arritur 4400 euro shuma totale, kanë konfiskuar
dhe asgjësuar gjithsejt 1372 kilogram mushkëri gjedhi. Sektorët e ndërtimit,
proces verbale të hartuara 94, vendime për ndërprerje të punimeve 20, gjoba
mandatare 18, lëndë për procedurë kundërvajtëse 3, vendim për rrënim 4, ankesa
dhe kërkesa 30 të kryera, mbyllje të punishteve me shirit dhe shenjë 20,
rrënime 2, kallëzim penal e kemi 1. Gjithsej inspektime të kryera I kemi 280.
Janë 4 vendime për rrënime, por I kemi rrënuar vetëm 2, arsyeja ka qenë mungesa
e kontraktimit e një kompanie për rrënimin e tyre, ato të dyja që I kemi
rrënuar janë me eskavator të ndërmarrjes “Pastërtia”, por në momentin që do ta
kontraktojmë do të I rrënojmë edhe ato të vendime të shkruara nga inspektorët
komeptent”, tha
Ridvan Berisha.
Gjatë konferencës, Berisha përmendi
edhe inspektimet sanitare nëpër shkolla të cilat janë në proces e sipër, e
gjithashtu theksoi edhe inspektimin e matjes së freskisë së vajit.
“Për herë të parë vitin e kaluar ne e jemi të parët që kemi filluar me
aparaturën që e kemi siguruar nga jashtë shtetit për matjen e freskisë së
vajit. Ka qenë shumë produktive, shumë e nevojshme duke pasur parasysh se ju
jeni dëshmitarë, ne kur kemi filluar inspektimin ka qenë trefish më I ngarkuar
sesa vlera normale e lejuar, domethënë ka qenë trefish vaji I djegur më shumë
sesa duhet si pasojë e mosdijes së bizneseve, sepse është ndërruar vaji tre
deri në katër ditë, tani kemi ardhur në përfundim me hulumtimet qëi kemi bërë
që çdo 24 orë të ndërrohet vaji dhe kemi bërë inspektime të vazhdueshme, kemi
arritur ta kthejmë në gjendjen e freskisë së vajit në nivelin e lajuar”, tha Ridvan Berisha.
Për këtë vit, Berisha tha se
inspektorati komunal do të ndërmarrë masa intensivisht edhe ndaj pirjes së
duhanit në ambiente të mbyllura, gjë që është e ndaluar me ligj.