Reshjet e borës që mbrëmë u shoqëruan
me erëra të forta shkaktuan dëme në lokalitete të ndryshme të Ferizajt.
Rruga kryesore e fshatit Jezerc u
bllokua nga rënia e drunjve që u përplasën nga stuhia.
Zëvendëskomandanti i Brigadës së
Zjarrfikësve në Ferizaj, Mujë Hajdini,
tha se si pasojë e erërave të forta u është
dashur të bëjnë disa intervenime.
“Me fillimin e reshjeve të borës kemi pasur disa intervenime, një
rast ka qenë trafo ku ka pasur problem, mandej një lis është rrëzuar tek varrezat
e serbëve ku kanë intervenuar zjarrfikësit duke
e larguar lisin nga hekurudha, mandej edhe një rast tjetër ka qenë
intervenim teknik ku kemi larguar një billbord të një biznesi dhe krejt kjo si
pasojë e erës së fortë që ka qenë, po ashtu edhe sot intervenuam edhe në
fshatin Jezerc ku janë rrëzuar disa lisa në rrugë”, tha Hajdini.
Stuhia e mbrëmshme shkatoi dëme edhe
në rrjetin energjetik, duke mbetur në terr pothujase e gjithë komuna e Ferizajt.
Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, përmes telefonit, tha se në Ferizaj janë
shkatuar 10 defekte ku ka pasur edhe
rrëzim të shtyllave elektrike.
Buzhala, tha se ekipet janë në terren
dhe po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike.
”Erërat e fuqishme kanë shaktuar mjaftë prishje në tërë territorin
vendit, dje kemi pasur probleme në tërë territorin e Dukagjinit, ndërsa sot
kemi në Ferizaj ku kemi 9 prishje, ekipet janë në terren duke punuar që ato
prishje të sanohen në kohën më të shkurtër. Ne kemi diku 550 punëtorë anekënd
Kosovës ku dhjetrëa prej tyre janë edhe në Ferizaj duke i sanuar ato prishje,
kemi shumë shtylla të thyera edhe në Ferizaj dhe ato janë duke u ndërruar në
kohën maksimale dhe jemi duke bërë një mobilizim të jashtëzakonshëm dhe rreth
mbrëmjes do të sanohen shumica e prishjeve”, tha Buzhala.
Për të mos pasur prishje në rrjetin
energjetik saherë që ndryshojnë kushtet atmosferike, Buzhala tha se janë duke
punuar shumë.
“Përkundër faktit që është dimër, ne jemi duke investuar në Ferizaj,
gjendja e rrjetit që e kemi tarshëguar është në gjendje të rëndë, ne kemi
intervenuar shumë në kualitet, kemi ndërruar mbi 100 mijë shtylla, është bërë
një punë mjaftë e madhe, por periudha ka qenë mjaftë e shkurt, nuk është
investuar me dekada në rrjet dhe duhet
kohë, nuk mundemi t’i ndërrojmë gjërat brenda natës”, tha Buzhala.
Përveç rrëzimit të shtyllave
elektrike e lisave, erërat e forta mbrëmë kanë larguar edhe çatitë e disa shtëpive e bizneseve nëpër disa
fshatra të Ferizajt.