Drejtoresha e cila menaxhon financat
e komunës së Ferizajt, Sebahate
Ajeti-Sadiku, mbajti sot një konferencë për media për të raportuar për punën që
ka realizuar gjatë vitit 2019.
Ajeti-Sadiku,
tha se në vitin 2019 kanë
realizuar të hyra vetanake mbi 5 milionë euro, ku krahasuar me vitin
paraprak tha se kanë tejkaluar planin për më shumë se 500 mijë euro.
Kurse, për sektorin e tatimit në
pronë, Ajeti-Sadiku njoftoi se së shpejti do të nisin të mbledhin boxhet nga
qytetarët përmes përmbaruesit.
“Sa i përket sektorit të tatimit në pronë është bërë shpërndarja e
mbi 30 mijë faturave në gjithë hapësirën e Ferizajt dhe ua përkujtoj se me
hyrjen në fuqi të ligjit të ri të tatimit në pronë këstet për pagesat e atyre
faturave kanë ndërruar, kësti i parë ka qenë afati 30 prill dhe kësti i dytë
data 30 shtator dhe për të gjithë ata që nuk i kanë kryer obligimet e tyre ju
konfirmoj se pas datës 30 shtator kanë filluar të përllogariten kamatat ndëshkimore
nga tatimi në pronë, apeloj tek të gjithë qytetarët që të bëjnë pagesën e
faturave të tatimit në pronë pasi me hyrjen në fuqi të ligjit të ri komunat
janë të obliguara që të arkëtueshmet e tyre që i kanë në tatimin në pronë t’i
realizojnë përmes përmbaruesve dhe me këtë rast edhe ne së shpejti do të
fillojm që borxhet në tatimin në pronë t’i bëjmë inkasim përmes përmbaruesve,
por do të ketë edhe bllokim të llogarisë bankare”, tha Ajeti-Sadiku.
Ajo njoftoi se komunës së Ferizajt i
janë marrë mbi 5 milionë euro nga përmbaruesit. Lidhur me akuzat e opozitës për
mosprapësim të lëndëve nga komuna, Sadiku- Ajeti tha se nuk mund të mos ua japin paratë operatorëve
që kanë pasur kontrata dhe që kanë kryer punë.
“Është ky problem që neve në vitin 2019 na ka shkaktuar telashe pasi
janë mbi 5 milionë euro mjete që janë inkasuar përmes përmbarimeve, është 20% e
buxhetit total të komunës sonë që neve na ka shkaktuar destabilitet financiarë
nëpër kode të ndryshme buxhetore. Në
njëfarë forme po flitet shpesh edhe në Kuvend dhe po flitet nga ata të cilët e
kanë sjellur në këtë gjendje komunën, sepse të flasësh për një gjë të cilën e
ke bërë vet është diçka absurde pasi edhe në vitin 2017 sa ka qenë opozita në
qeverisje kjo rrugë ka filluar ku e dimë që në 2017 janë marrë mbi 1 milion
euro gjatë qeverisjes së kaluar, ndërkaq ne edhe si komunë po të donim t’i
ndalonim operatorët në njëfarë forme ata të cilët i kanë kryer punimet e tyre
dhe kanë pasur kontrata të lidhura me komunën ne edhe ashtu kemi qenë në obligime ligjore financiare ndaj
tyre”, tha
Ajeti-Sadiku.
Përmbaruesit siç duket kanë lënë pa paga
edhe punëtorët shëndetësor të punësuar përmes marrëveshjes Komunë-Caritas.
”Komuna për herë të parë ka bërë një kontratë të tillë përmes prokurimit
publik dhe një kontratë e tillë është
lidhur në fund të vitit 2019 dhe pikërisht kanë qenë këto probleme me
përmbaruesit që kemi pasur gjatë dy viteve të kaluara dhe ka qenë ky problemi
kryesor që nuk kemi mundur në dy muajt e fundit t’ua bëjmë pagesat ”Caritas-it”
për shërbimet të cilat i kanë kryer në shëndetësi dhe tani po presim aprovimin
e buxhetit në instanca më të larta, do të thotë formimin e qeverisë“, tha Ajeti-Sadiku.
Ajeti-Sadiku, tha se për këtë
vit planifikojnë që të rrisin
stabilitetin financiar duke aplikuar masa kursimi kryesisht tek kategoritë e
lluksit, kurse përmendi edhe heqjen e taksës për veprimtaritë afariste që do të
hy në fuqi në këtë vit.
Buxheti i komunës për vitin 2020,
Ajeti tha se është mbi 33 milionë euro, 2 milionë më shumë se vitin që e lamë
pas.