Sot është dita e fundit që mësuesja
Elife Rama nga Ferizaj do ta kap ditarin për të shkuar në klasë. Pas 44 vjet
pune si mësuese në shkollën “Tefik Çanga”, ajo sot u pensionua dhe
ndarjen nga nxënësit e përjetoi shumë rëndë.
“Kur t’iu merr malli, vetëm u thuani prindërve të më bëjnë një telefonatë
dhe mësuesja vjen“, u tha ajo nxënësëve.
Rama thotë se nga nga viti 1975 i ka
pëcjellur 10 gjenerata. Për të shkolla ka qenë shtëpi e dytë.
“E kam jetuar punën, kam qenë shumë e lumtur me çdo klasë, nxënësit
kanë qenë gjithmonë të mirë, përveç ajo e viteve 90-ta nuk më ka dalë nota e
klasës e mirë pasi ajo gjeneratë kanë
dalë jashtë dhe kanë qenë helmimet, nga tërë këto vite vetëm ajo klasë nuk më
ka dalë e mirë. Si kam hyrë në oborrin e shkollës, kam hyrë në oborrin e
shtëpisë së dytë, i kam përjetuar nxënësit si fëmijët e mi, kam kaluar shumë mirë, pak vështirë me
dalë, por kështu e kërkon rendi“, shprehet Rama.
Ndarjen nga mësuesja e tyre nuk e patën
të lehtë as nxënësit që vijojnë mësimet në klasën e tretë.
“Kam kalur shumë mirë, do të më marr malli për të”, tha Reisa
Bytyqi.
“Do të na mungoj mësuesja, e kam dashur shumë, kam kaluar shumë mirë”, tha Ben Hoti.
“Shumë e kam dashur mësuesen, ajo gjithmonë më ka thirrë o djali i
mësueses”, tha
një nxënës tjetër.
Edhe kolegët e mësueses Rama, patën
fjalë të mira për të.
“Është njëra ndër mësueset që ia vlen të flitet shumë, kemi punuar
afër 35 vite me të dhe nuk ka fjalë të përshkruhet për të”, tha Muhamet Dërguri, mësues.
Kurse, drejtori i shkollës
“Tefik Çanga”, Basri Hasani, thotë se mësuesja Elife Rama ka lënë
gjurmë të pashlyeshme në këtë godinë shkollore.
“Ajo këtu ka qenë një mësuese model, e përkushtuar, entuziaste,
gjithëherë e përgatitur dhe përherë në shkollë ka sjellë një energji pozitive,
unë si drejtor shkolle jam shumë i lumtur që kam pas rastin të punoj me të. Ajo
do t’i mungoj shkollës pasi ka lënë gjurmë dhe nuk do të jetë lehtë të fshihen
ato gjurmë”, tha
Basri Hasani.
Për nder të daljes në pension të mësueses
Elife Rama, nxënësit dhe kolegët e saj kishin përgatitur një ceremoni për ta
falënderuar për punën e bërë gjatë këtyre viteve.
Sipas SBASHK-ut, mesatarisht numri i
mësimdhënësve që pensionohen në Kosovë brenda një viti shkollor nga sistemi
parashkollor deri në atë universitar është 650.