Connect with us

Arsim

Shkollat e Ferizajt të gatshme për gjysëmvjetorin e dytë, thotë Llabjani

Published

on

Duke qenë në prag të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë. Drejtori i kësaj drejtorie Afrim Llabjani, tha se problemet që kanë hasur shkollat kanë pasur të bëjnë kryesisht me ngrohje.

“Ne një kohë kemi pasur pak një telashe derisa është përzgjedhur operatori ekonomik dhe tani më e kemi të përzgjedhur operatorin ekonomik, e kemi në terren. Jemi fokusuar në shkollat të cilat kanë pasur probleme pak më të theksuara dhe problemet të cilat patjetër është dashur të intervenohen, deri më tani ne vetëm kemi intervenuar në ato shkolla, në fakt nga informacionet që kam marrë në mëngjes nga menaxherja e kontratës e cila është këtu nga Drejtoria Komunale e Arsimit,  është bërë me dije që operatori tani është edhe në dy shkolla momentalisht duke punuar, sepse kanë pasur një avari pak më të madhe ato shkolla, por po besojmë që deri të hënën ne do të jemi të gatshëm dhe nuk do të kemi asnjë shkollë e cila do të ketë probleme nga natyra e ngrohjes dhe kështu që viti apo gjysëmvjetori i dytë i këtij viti shkollor do të fillojë pa telashe”, tha Afrim Llabjani.

Ndërsa, për kritikat që anëtari i LDK-së Ymri Hashani, i kishte adresuar ndaj pushtetit lokal për problemet e institucioneve shkollore me ngrohje, Llabjani thotë se ato tashmë janë zgjidhur.

 “Në shkollën e Muhovcit ne kemi pasur një problem më të madh sepse është dashur të ndërrohet e gjithë kalldaja apo shporeti i ngrohjes, atë e kemi përfunduar para gjysëmvjetorit dhe ka filuar pastaj mësimi, ndërsa në gjimnaz përkundër një telashe që kemi pasur, ka qenë një telashe pak më e veçantë sepse ka pasur problem edhe me ujë, ne e kemi bërë zgjidhjen aty përmes një operatori, në fakt përmes një donatori i cili ka hapur një pus, ka vendosur të gjithë aparaturën e cila e përcjellë ujin për në shkollë, kemi vendosur edhe një ujëmbledhës ashtu siç ka kërkuar drejtoresha e shkollës dhe tani më nuk e kemi atë telashe, domethënë ka pasur telashe jo vetëm sistemi i ngrohjes, por edhe sistemi i ujit sepse uji nuk ka qarkulluar nëpër të gjithë radiatorët, jam në dijeni që ka qenë edhe një telashe e vogël sa u përket disa radiatorëve nëpër disa klasa, por që operatori ekonomik ka intervenuar dhe është në intervenim e sipër kështu që po mendojmë që edhe aty nuk do të kemi telashe dhe do të kemi një fillim të mbarë të këtij gjysëmvjetori të dytë shkollor”, tha Afrim Llabjani.

Sipas kalendarit shkollor për vitin 2019/2020, gjysëmvjetori i dytë  do të fillojë më 13 janar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending