Connect with us

Ferizaj

Mesazhe paqeje dhe tolerance për Krishtlindje

Published

on

Sot besimtarë katolik nga e gjithë bota kanë festuar festën e Krishtlindjes. Me këtë rast, famulltari i kishës “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, uroi të gjithë ata që festojnë lindjen e Jezu Krishtit.

“Jeta e njeriut sfidohet sikur edhe e jona tash nga sfida të ndryshme dhe mesazhi im është që të lejojmë të vijë paqja sepse princi i paqes është Jezusi në zemrën e secilit njeri vullnetmirë e paqja vjen në mospajtimin me të keqën, në mospajtim me mëkatin i cili është shkëputje nga dashuria, prandaj përgatitja e zemrave tona, e mendjes, reflektimi jonë për të mirën është mesazhi në të cilin Krishti qëndron dhe dëshiron që ai të aplikohet në zemër dhe në jetën e secilit njeri vullnetmirë. Pra, uroj Krishtlindjen gjithë botës së krishterë dhe gjithë njerëzve të vullnetit të mirë”, tha Don Viktor Sopi.

Për urimin e kësaj feste në kishën “Engjëlli i Rojës” u mirëpritën zyrtarë të institucioneve lokale, të Bashkësisë Islame dhe  përfaqësues të partive politike në Ferizaj, të cilët uruan të gjithë besimtarët e krishterë për këtë festë.

“Gjithmonë festat na kanë bashkuar që të urojmë me këtë rast bashkëqytetarët tanë që janë të komunitetit krishterë për festën e Krishtlindjeve. Sigurisht i urova edhe në emër të institucionit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Ferizajt të cilët i përfaqësoj me urimet më të mira sepse festa, respektivisht Krishtlindjet, janë simbolikë e ngadhënjimit të së mirës, e ngadhënjimit të shpresës për gëzimin dhe ditë kur jepen mesazhet e paqes dhe të dashurisë”, tha Agim Aliu.

Lidhja Demokratike dëshiron që ta uroj të gjithë komunitetin katolik për shumë mot Kërshëndellat si njërën nga festat më të rëndësishme e cila natyrisht kultivon edhe ndjenjën e tolerancës, humanizmit, mirësisë, dashamirësisë, begatisë kështu pranë sofrave që shënojnë këtë festë”, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

“Toleranca në mes të shqiptarëve ka qenë me shekuj dhe do të vazhdoj të jetë, sepse shqiptarët nuk i ka ndarë feja asnjëherë, shqiptarët janë një, pavarësisht që kanë shumë fe dhe është një pasuri e kombit shqiptarë kjo dhe tani më është bërë traditë që të festojmë bashkërisht në të gjitha festat e tyre që janë të ndërsjella qoftë Krishtlindjet, qoftë Pashkët, qoftë Bajrami dhe besoj që kjo është pasuri e kombit shqiptarë dhe përmes kishës sot i urojmë të gjithë komunitetin katolik festën e Krishtlindjeve”, tha Xhavit Zariqi nga AAK.

“Çdo festë e ka specifikën e saj, mirëpo ne si traditë e kemi traditë të mirë ku e ndajmë me njëri tjetrin edhe në festat të cilat nuk i takojnë besimit të tyre, mirëpo vijmë ndajmë gëzimin ashtu siç e ndajmë edhe hidhërimin kur ka ndonjë rast siç ishte rasti i fundit me tërmetin që ndodhi në Durrës, ky solidaritet, afërsi që është ofruar nga të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim të fesë”,  tha Valon Ramadani nga LVV.

Përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame dhe të Policisë në Ferizaj, thanë se është kënaqësi të shohësh harmoninë në mes komuniteteve fetare në këtë qytet.

Ne ishim sot këtu për të uruar festën e Krishtlindjeve dhe kjo dëshmon edhe një herë që ne kemi raporte të mira, fundja jemi vëllezër për nga gjuha, kultura, tradita dhe kjo sa herë që vijnë festat neve na bashkojnë dhe kjo tregon tolerancën që kemi në mes vete, tregon paqen dhe dashurinë që kemi, në emër të kryetarit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, Bujar Hasani uroj festat për shumë mote dhe shumë gëzime”, tha Naim Rexhepi nga KBI.

“Ferizaj çmohet, ka vlerë me tolerancën fetare, është një ndër qytetet që jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë që i ka ato karakteristikat, vetitë e saj që dallon nga vendet e tjera, kështu që edhe unë në emër tim personal, por edhe në emër të policisë ia uruam festën e Krishtlindjes komitetit katolik”, tha Emin Beqiri nga PK.

Gjatë vizitës kryetari Aliu bëri të ditur nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me instuticionet qendrore, me deputet të Kuvendit Komunal dhe me Drejtorinë e Kulturës së Ferizaj për renovimin e kishës katolike “Engjëlli i Rojës”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending