Connect with us

Arsim

LVV akuzon pushtetin lokal për keqmenaxhim në arsim

Published

on

Qeveria  lokale në Ferizaj më shumë është e përkushtuar të shtrojë asfalte sesa të ngritë cilësinë në arsim. Kështu po konsideron Lëvizja Vetëvendosje në këtë qytet, e cila përmes një konferencë me gazetarë shprehu shqetësim për gjendjen në arsimin ferizajas. Anëtarja e Komitetit të Arsimit të kësaj partie, Shqipe Metaj-Isufi, tha se shkollat e Ferizajt po përballen me probleme të shumta, mirëpo komuna e Ferizajt nuk po bën fare përpjekje për të përmirësuar kushtet nëpër shkolla.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi të shqetësuar për  gjendjen jo të mirë në sektorin e arsimit në komunën tonë në të cilin çdo ditë e më shumë po vërejmë mangësi duke filluar nga mungesa e infrastrukturës, furnizimi me tekste mësimore, politizimi i shkollave, e shumë e shumë gjëra tjera. Ne si Lëvizje në këtë fundvit pyesim qeverisjen lokale se çfarë është bërë në këtë drejtim në komunën tonë. Jemi në shekullin 21, ndërsa jetojmë në një botë ku teknologjia moderne është avancuar në nivel të lartë e neve në  shkolla na mungojnë kushtet elementare higjeniko-sanitare dhe duke vazhduar të punohet me nga 3 ndërrime në disa prej tyre. Rastin konkret e kemi në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në të cilën ora mësimore është 30 minuta. Në komunën tonë qeverisja lokale është përkujdesur më shumë për asfalte e nënkalime sesa ngritjen e cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm në të cilin përgatisim nxënës qe mësyejnë dyertë e universiteteve”, tha Metaj-Isufi

Kurse, sekretarja e Vetëvendosjes në Ferizaj Liridona Gashi, fajësoi kryetarin e komunës për keqmenaxhim të parasë publike në lidhje me mosdhënien e parave të bursave studentëve të këtij qyteti.

“Paratë e bursave të studentëve janë marrur nga ana e përmbaruesve, ndërsa kryetari Aliu krenohet se jemi qyteti i dytë me dekorin më të mirë për festat e fundvitit e se ky vit u përmbyll me sukses. Të investohen 12.000 euro në dekorim të sheshit në kohën kur nuk ke fonde të mjaftueshme, e studentët të mbetën pa bursa përveçse për t’u krenuar nuk është. Kjo tregon për mungesën e aftësisë menaxheriale, e të vënies së prioriteteve pasi 12.000 euro do të thotë 24 bursa te studentëve”, tha Gashi.

Isufi dhe Gashi, uruan që në vitin e ardhshëm qeverisja lokale e Ferizajt të kthejë sytë nga arsimi dhe të jetë më llogaridhënëse.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending