Connect with us

Ferizaj

Aliu paraqet punën 1 vjeçare të qeverisë lokale

Published

on

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka paraqitur punën e qeverisë që ai drejton para qytetarëve të cilët nuk ishin të shumtë në numër. Ndër të arriturat e ekzekutivit të këtushëm, Aliu veçoi vendimin për heqjen e taksës komunale për biznese, nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e fabrikës së ujit në Talinoc të Muhaxherëve, asfaltimin e dhjetërave rrugëve, fillimin e ndërtimit të 5 shkollave, nënshkrimin e memorandumit për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, hapjen e Qendrës së Inovacionit, e të tjera.

Padyshim, Aliu nuk la pa përmendur projektin kryesor të tij, ”Bashkimi i Qytetit”, për të cilin tha se grupe të ndryshme janë shqetësuar kot për këtë projekt.

Ka vazhduar dhe po vazhdon me dinamikë të lartë, siç e shihni projekti “Bashkimi i Qytetit” dhe ju e dini atë që e kam deklaruar edhe më herët si një lloj shqetësimi apo si një lloj ndjenje e disa njerëzve për t’u kënaqur me dështimin e dikujt, por u kemi thënë edhe atëherë, u themi edhe sot që qeverisja ime nuk e njeh dështimin dhe nuk do ta njeh asnjëherë, përkundrazi do ta njeh vetëm suksesin dhe zhvillimin e projekteve më identitare për të gjithë Republikën e Kosovës. Çdo ditë e kalur e projektit do të jetë heshtje  e zërave skeptik, pavarësisht propagandave që i kanë zhvilluar për gjoja lloj ndalesash për atë projekt, ky projekt do të përfundoj para përfundimit të kontratës, pra është më mirë sesa vet plani dinamik. Veçova këtë projekt pasi ka pasur shumë zhurmë, por ajo që do duhej të ndryshonte tek pjesa e politikës që mos të luten për fatkeqësinë dhe dështimin e tjetrit, sepse fatkeqësia e tjetrit është dështim edhe për ata”, tha Aliu.

Arritje tjetër Aliu e cilësoi pezullimin e lejeve ndërtimore, duke thënë se shumë shpejt do të paraqesin një projekt, i cili, sipas tij, do të jetë model i ndërtimit në Ferizaj.

“Ne këtë vit kemi marrë një vendim për pezullimin e lejeve ndërtimore, e dimë që nga shumëkush është parë në mënyra të ndryshme, por duhet ta keni të qartë se ne dëshirojmë që të japim edhe shembuj konkret se pse është bërë pezullimi dhe se çka do të pasoj pas këtij pezullimi. Pra, shton masën e kujdesit, mbi të gjitha tregon për vizionin që kemi ne se si do të duket Ferizaj nesër, pavarësisht problematikës së dokumenteve ligjore dhe strategjike që nuk kanë qenë të miratuara nga ne, por që ne jemi qeveri kontinuiteti dhe duhet vazhduar t’i zbatojmë ato plane që janë miratuar nga legjislacionet e mëhershme, ne do të paraqesim para qytetarëve projekte konkrete se çfarë do të bëhet me Ferizajn. Shumë shpejtë jemi në përfundim e sipër të një projekti për një zonë të caktuar të qytetit për të dëshmuar se Ferizaj mund të dëshmohet, mund të bëhet më i mirë dhe Ferizaj mund të bëhet më modern dhe projekti ynë është ai që i përmbledh këto komponente” ,tha Aliu.

Aliu, lavdëroi qeverinë e tij për përmbyllje të proceseve të hapura prej kohësh.

“Ne kemi qenë qeverisje që kemi përmbyllur tema të hapura për dekada, pavarësisht vështirësive të caktuara, kemi thënë për spitalin, varrezat dhe së fundmi e kemi përfunduar edhe projektin e emërtimit të rrugëve dhe shesheve”, theksoi Aliu.

Më pas fjala iu dha qytetarëve të pranishëm, të cilët u ankuan për probleme në fusha të ndryshme.

“Shëndetësia nuk është në rregull, në Ferizaj nuk është bërë asgjë, kam shku me marrë infuzion, 50 centë nuk ka pas mundësi me e pru një gjilpërë, është dashur me shku me ble mandej me marrë, që tri vite nuk kam marrë barna për diabet këtu në Ferizaj”, tha Rasim Çerkini.

”Mbi 70% të buxhetit të paraparë për shëndetësi ne e kemi bërë për furnizim me barna dhe po të krahasohet me vitet e kaluara ky vit me furnizm është shumë më mirë se vitet paraprake. Sa i përket infuzioneve ne nuk e kemi obligim me dhënë infuzione ai jepet në spitale dhe kompetente është ministria, por ne ua kemi ofruar qytetarëve këtë shërbim”, tha Bekim Ademi, drejtor i Shëndetësisë në Ferizaj.

“Çka është duke ndodhur që ka ngecur projekti i kinemasë dhe Qendra e Inovacionit nuk është duke funksionuar”, pyeti Florina Ujupi.

“Problemi i kinemasë është se ka filluar në vitin 2015 dhe është projekt i pashfrytëzuar, por ne në ndërkohë jemi munduar me adaptu atë objekt“, tha Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit.

“Që sa kohë fshati Greme nuk ka ujë, që është gjë elementare, duhet disa kilometra me shku me u furnizu me ujë, mos na thuani sot ose nesër, por të paktën ta dimë një afat kur’‘, tha Rexhep Ademi nga fshati Greme.

“Sa i përket ujit në fshatin Greme me kërkesë të banorëve ne e kemi ndryshuar lokacionin e rezervuarit të ujit, tashmë është vetëm i tenderuar, në ditët në vijim do të zgjedhet kompania dhe me fillim të vitit ky problem do të zgjidhet”, tha Arbër Bytyqi, drejtor i Infrastrukturës.

Aliu, qeverisjen e tij e quajti kampion sa i përket shqiptimit të gjobave mandatore kundër ndotësve të ambientit, ku gjatë këtij viti tha se janë shqiptuar më shumë se 250 të tilla.

Lidhur me projektet të cilat parashihen të realizohen, Aliu theksoi ndërtimin e Pallatit të Kulturës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending